Aktuale
Apelit i dështoi dy herë tenderi për blerje të karrigeve, kompanitë s’po i përmbushin kushtet [dokument]
Nga shtatë kompani aplikuese nën tenderin për furnizim të Gjykatës së Apelit me karrige lëvizëse dhe statike, asnjëra nga to nuk ka plotësuar kriteret e kërkuara nga specifikacioni teknik, shkruan Ndërtimi.info
Kjo gjendje ka shtyrë Gjykatën e Apelit ta anulojë tenderin për këtë furnizim, që pritet ta hapë përsëri në një kohë të ardhshme.
Në njoftimin e kontratës, sipas dokumentit që është publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Gjykata e Apelit ka planifikuar t’i ndajë 4,775 euro. Me këto para ata planifikonin t’i blini në total 62 karrige të ndara në tri lote.
Në lotin e parë të blinin një karrige lëvizëse, në lotin e dytë 21 karrige lëvizëse, kurse në të tretin lot të blinin 40 karrige statike. Tenderi fitues do të përcaktohej nga ai që ka çmimin më të ulët të ofertës.
Mirëpo, e gjitha kjo dështoi për arsye se asnjëra nga kompanitë konkurruese nuk ka përmbushur kushtet e parapara.
I njëjti tender ka dështuar edhe në nëntorin e vitin e kaluar, kur kishin konkurruar dy kompani, por arsyeja e anulimit ishte njëjta, nuk kishin përmbushur kriteret e paracaktuara nga institucioni shpallës.
-
Infrastrukturë1 day ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale2 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag
You must be logged in to post a comment Login