Featured
Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe historiku i tij si trashëgimi në vete [foto]

Shkolla “Sami Frashëri” është ndër shkollat më të vjetra të mesme në Prishtinë por dhe në gjithë Kosovën i ndërtuar kështu në vendin ku në vitin 1913 gjendej shkolla e mesme turke. Ai është gjimnazi i parë në të cilin nxënësit i kanë ndjekur mësimet në gjuhën shqipe.
Gjimnazi “Sami Frashëri” gjendet në zonën historike të qytetit të Prishtinës, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar në vitin 1950, që asokohe konsiderohej si një qendër moderne.
Përpjekjet për hapjen e një shkolle të mesme në Prishtinë janë të hershme. Ato datojnë që nga gjysma e dytë e shek. XIX, pra nga faza e dytë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ose nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Rilindësit bënë çdo përpjekje që në shkollat ekzistuese të asaj kohe të mësohej edhe shqipja derisa të krijoheshin kushtet për shkolla në gjuhën shqipe.
Kjo ndërtesë që nga koha kur është ndërtuar 1989- 1990 mban emrin e rilindësit tonë Sami Frashërit.
Sa i përket strukturës dhe mënyrës së ndërtimit shkolla është e projektuar në atë mënyrë që ngritet në tri etazhe dhe pjesa qendrore e ndërtesës theksohet me motivin kryesor të quajtur “risalit”, e që zakonisht e vërejmë te ndërtesat e periudhës së Barokut.
Në pjesën frontale të “risalitit” në përdhese është hyrja kryesore e ndërtesës e që mbështetet në shtylla masive.
Karakterizohet me struktura kubike, të vendosura në mënyrë simetrike dhe në harmoni, me ritëm të njëtrajtshëm të hapjeve, që i japin baraspeshë tërë këtij kompozicioni.
Ndërtesa e gjimnazit gjatë kohës ka pasur ndërhyrje të vogla në fasadat anësore nga bodrumi është bërë një hapje e portës, është bërë ndërrimi i dritareve të vjetra me ato të reja si edhe është bërë ngjyrosja e të gjitha fasadave të ndërtesës.
Tani si pasojë e një numri të madh nxënësish Komuna është detyruar që këtij Gjimnazi t’i lëshoj objektin e ish-shkollës teknike “28 Nëntori”. Tashmë këto dy objekte funksionojnë si një tersi me dallimin e vetëm atë të drejtimeve të cilat përfaqësojnë.

-
Infrastrukturë1 day ago
Prokuroria vendos llupën te “Ekskavatori”, e la të mangët zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik
-
Infrastrukturë1 day ago
Si duhet larguar uji në kantieret e ndërtimit?
-
Infrastrukturë2 days ago
Publikohet lista e pronarëve të parcelave që shpronësohen për zgjerimin e rrugës Gjakovë-Pejë
-
Infrastrukturë1 day ago
Spitali i Prishtinës do të ndërtohet në hapësirë prej 3 hektarësh në Hajvali
-
Ndërtim3 hours ago
Inspektorët ndërprejnë punimet në një objekt të lagjes “Ulpiana”
-
Infrastrukturë3 hours ago
Vonesa në kryerjen e punëve dhe pa pranimi teknik projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”
-
Infrastrukturë2 days ago
Prokuroria kërkon kohë deri në ngritjen e aktakuzës për rastin Brezovica
-
Infrastrukturë2 days ago
Asfaltohet një pjesë e rrugës tek ‘Kroni i Mberetit”
You must be logged in to post a comment Login