Aktuale
Gabimet bëjnë që të rishpalllet koncensioni për Rrugën e Arbrit

Gara për Rrugën e Arbrit, është anuluar për shkak të disa gabimeve kështu ka bërë të ditur Ministria e Transportit dhe Infrastrukutrës në Shqipëri.
Pas korrigjimeve të nevojshme, ky institucion rishpalli garën duke u hapur rrugë kompanive të interesuara që të shprehin interesin për tenderin që mbyllet më 2 tetor.
Rruga e Arbrit nuk është një projekt i ri, ajo ka nisur zbatimin në kohën e qeverisë Berisha gjatë së cilës u ndërtuan disa pjesë të segmentit. Ndërkaq, qeveria Rama në fund të vitit 2016-të ka ndarë 1 miliard euro.
Ky është njoftimi i i Ministrisë së Transportit :
Koncesioni i Rrugës së Arbrit
Rruga e Arbrit është pjesë e projektit 1 miliard euro të lakuar nga qeveria Rama në fund të vitit 2016 dhe në fillim të këtij viti.
Sipas detajeve të bëra publike në njoftimin e koncesionit, afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet ndërkohë që vlera maksimale e parashikuar përgjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit është 33.6 miliardë lekë. Rruga e Arbrit nuk është një projekt i ri, ajo ka nisur zbatimin në kohën e qeverisë Berisha gjatë së cilës u ndërtuan disa pjesë të segmentit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit, aktualisht rruga është përfunduar plotësisht në 20.12 kilometra, pjesërisht në 15.175 km, janë të paprekura nga punimet 26.3 kilometra. Në total janë 61.6 kilometra të projektuar për gjurmën kryesore. Sipas studimit të fizibilitetit të hartuar rreth vitit 2005, e gjithë gjurma Tiranë-Bllatë sipas këtij varianti pritet të jetë afërsisht rreth 73.5 km e gjatë, çka do të thotë që afërsisht në total 11.8 km rrugë janë ende të paprojektuara (gjatësi në skajin e lidhjen me Tiranën dhe gjatësi në skajin e lidhjes me Bllatën – pika kufitare).
Për projektin ka shfaqur interes më herët kompania ‘Gjoka Construction’, e cila është shpërblyer me një bonus prej 10 për qind të pikëve. Kjo e fundit do të duhet të garojë me kompani të tjera që do të shfaqin interes për koncesionin e përmirësimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Arbrit.
Njoftimi pranë APP
MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS
NJOFTIM ANULIMI TË PROCEDURËS KONCESIONARE ME NR. REFERENCE REF- 23464-08-08-2017
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Adresa Sheshi “Skënderbej”, Nr. 5, Tiranë Tel/Fax +355
4 2 380 750 E-mail info@transporti.gov.al Faqja e Internetit www.transporti.gov.al
Lloji i Kontratës: Kontratë e punëve publike
Forma e Kontratës: Koncesion/PPP
Objekti i Kontratës: Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit.
Anulohet procedura koncesionare me nr. Reference REF-23464-08-08-2017, pasi janë hedhur gabim të dhënat.

-
Infrastrukturë3 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Infrastrukturë2 days ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë2 days ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik2 days ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë2 days ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
-
Infrastrukturë3 days ago
“Soliterat” në Ulpianë do të izolohen sërish me llamarinë
-
Aktuale2 days ago
Nexhat Krasniqi mbetet pa pozitën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës
-
Aktuale2 days ago
Rasti ‘Brezovica’, arrestohen 4 persona, dy të tjerë mbeten në arrati!
You must be logged in to post a comment Login