Aktuale
Dënohen zyrtarët që lejuan mbindërtim në Drenas
Dy zyrtarët e Komunës së Drenasit janë dënuar në lidhje me mbindërtimin në kompleksin banesor numër pesë.
HyrijeXhemajlaj- Thaçi dhe Halim Vrellaku dy zyrtarë komunalë të Drenasit që akuzoheshin se nuk parandaluan një mbindërtim në objektin banesor në pronësi të komunës janë dënuar sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjykata e dënoi Hyrije Xhemajlaj- Thaçin me 10 muaj burgim, ndërsa Halim Vrellakut i shqiptoi burg me kusht prej 1 viti. Vrellaku nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale në afat prej dy vjetësh nëse nuk dëshiron t’i ekzekutohet dënimi i shqiptuar sot, raporton kallxo.com.
Hyrije Xhemajlaj- Thaçi në kohën për të cilën akuzohej ishte drejtoreshë e Inspektoratit Komunal të Drenasit dhe Halim Vrellaku kryente detyrën e shefit të Inspektoratit në këtë komunë.
Gjykata sot e liroi biznesmenin Izet Kukaj, pronarin e kompanisë “Elita-A” që në qershorin e vitit 2013 në kompleksin banesor në pronësi të Komunës së Drenasit ndërtoi një nënkulm me 14 banesa, 13 prej të cilave i shiti.
Prokurori gjithashtu hoqi dorë nga ndjekja penale e banorit të këtij kompleksi Musli Ademi.
Sipas aktakuzës, Izet Kukaj, pronari i kompanisë “Elita-A” gjatë qershorit të vitit 2013 në bllokun banesor numër V të Komunës së Drenasit pa leje dhe në mënyrë të kundërligjshme ndërtoi një kat në nënkulm me gjithsej 14 banesa që kishin sipërfaqe 1800 metra katrorë.
Aktakuza precizonte se 13 nga këto banesa Izet Kukaj i ka shitur në shumën prej 252 mijë eurove, ndërsa njërën nga to e ka ndalur për vete.
Sipas aktakuzës, njërën nga banesat e mbindërtimit ilegal në objektin banesor të Drenasit e bleu vëllai i të akuzuarës Hyrije Xhemajlaj-Thaçi që në atë kohë udhëhiqte Drejtorinë e Inspektimit.
-
Infrastrukturë15 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë14 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë12 hours ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Infrastrukturë3 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Aktuale3 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë15 hours ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc