Aktuale
Autostrada pa pushimore nga neglizhenca e Minstrisë së Infrastrukturës [video]

Katër vjet nga përurimi i autostradës “Ibrahim Rugova”, përgjatë rrugës vërehen hapësirat e zbrasta të pushimoreve të planifikuara, që e lë autostradën në statusin “e papërfunduar”.
Aty ndalen makinat, por nuk kanë kurrfarë shërbimi. Madje përgjatë autostradës nuk ka as pompë për karburant, raporton Ndertimi.info.
Një projekt i tillë është në letër, por që është lënë pas dore nga Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Infrastrukturës.
Projekti “Ndërtimi i Stacioneve të shërbimit në rrugën 7” është dorëzuar në prill të 2014 nga Ministria e Infrastrukturës dhe është miratuar nga Komiteti për Partneritet Publiko-Privat. Mirëpo, sipas Ministrisë së Financave, ky projekt nuk ka vazhduar në procedura të mëtutjeshme nga Ministria e Infrastrukturës, të cilat as nuk kanë dhënë ndonjë informacion në Ministrinë e Financave.
E ministri në largim i Infrastrukturës, Lutfi Zharku për Ndërtimi.info ka folur për këtë projekt, ku si në shaka thotë që I mbetet qeverisë së ardhshme, teksa pranon që është lënë anash dhe nuk është pajtuar me disa pika të projektit.
“Qeveria e ardhshme… Unë e kam gjetur një projekt që është dashur të realizohet nëpërmes PPP (partneritet publiko-privat), dorën në zemër nuk kam qenë I kënaqur me disa kushte, por që nuk I kemi kushtuar një kujdes ndoshta të duhur gjatë kësaj kohe, duke e lënë në atë se kur të kryhet edhe autostrada ‘Arbën Xhaferi’”, ka thënë Zharku.
Sipas projektit, do të ndërtohen 6 stacione të shërbimit dhe kohëzgjatja e koncesionit do të jetë 25 vjet.

-
Infrastrukturë3 days ago
Një parcelë e vlefshme në “zemër” të Prishtinës bëhet gati të shitet nga AKP-ja
-
Infrastrukturë2 days ago
Arrestohet hartuesi i ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinës
-
Infrastrukturë2 days ago
ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë
-
Prokurim Publik2 days ago
Hapet tenderi për ndërtimin e 6 çerdheve të reja në Kosovë
-
Infrastrukturë2 days ago
Pa u kryer punimet mbikqyrësit ekzekutuan pagesat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur
-
Infrastrukturë3 days ago
“Soliterat” në Ulpianë do të izolohen sërish me llamarinë
-
Aktuale2 days ago
Nexhat Krasniqi mbetet pa pozitën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës
-
Aktuale2 days ago
Rasti ‘Brezovica’, arrestohen 4 persona, dy të tjerë mbeten në arrati!
You must be logged in to post a comment Login