Connect with us

Aktuale

ATK del me një informacion për kompanitë që kanë borxhe

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), përmes një komunikate për media, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga falja e borxheve, duke ua përkujtuar që afati kohor përmbyllet më 1 shtator dhe se pas kësaj date ata nuk do të mund ta realizojnë këtë të drejtë.

Të gjithë personat fizik dhe juridik të cilët kanë borxhe ndaj ATK-së deri më 31 dhjetor 2008, mund të përfitojnë nga falja e borxhit, nëse plotësojnë kriteret dhe iu nënshtrohen procedurave të parapara nga ATK për faljen e borxheve.

ATK ka identifikuar të gjithë personat që kanë obligime të pashlyera dhe që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike, për periudhën deri më 31 dhjetor 2008.

Nga falja e borxheve publike për periudhën deri 31 dhjetor 2008, sipas këtij ligji përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj ATK-së, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën 1 janar 2009 deri 31 dhjetor 2014.

Pagesa e plotë e kryegjësë mund të bëhet deri më 1 shtator 2017. Personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e borxhit bazë për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.

ATK njofton se nëse nuk kryhet pagesa e plotë, personat e tillë mund të lidhin marrëveshje me Administratën Tatimore të Kosovës deri më 1 shtator 2017, për pagesën e borxheve me këste për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.

Në rastin kur arrihet marrëveshja, këta persona, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e ndëshkimeve për periudhën 1 Janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.

Personat, të cilët lidhin marrëveshje dhe nuk respektojnë kushtet e marrëveshjes, ATK do t’i vendosë ata në listën e borxheve, duke i bërë obligues për të gjitha borxhet e mbetura sipas kërkesave ligjore që kanë qenë të zbatueshme para lidhjes së marrëveshjes.

Borxhet e pashlyera deri më 31 dhjetor 2008, ku shuma totale e borxhit bazë është në vlera të vogla prej 1 deri në 100 euro, fshihen në mënyrë automatike.

Kërkesa për pjesëmarrje në programin për faljen ë borxhit publik, mund të gjendet në zyrën përkatëse regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending