Aktuale
Arkitektura e Prishtinës prezantohet përmes muzikës në Paris

“KurrizCold Hyper Dance” për piano, sintisajzer dhe elektronikë titullohet vepra të cilën autori e përshkruan si “përpjekje për të dhënë një imazh të arkitekturës së Prishtinës me gjithë kaosin dhe kompleksivitetin e saj”.
Kompozitori dhe pianisti i njohur kosovar, Liburn Jupolli, i cili po bën karrierë dhe njëherësh po përfundon studimet në Francë, të enjten, do ta interpretojë për të parën herë veprën e tij më të re, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai është pjesë e koncertit që do të mbahet në “Maison de Norvege” në Paris, në të cilin do ta ndajë skenën me muzikantë të ndryshëm nga kampusi universitar “Cite Universitaire”.
“Është koncert i përbashkët me muzikantë të ndryshëm nga ‘Cite Universitaire’, domethënë kampusi universitar në Paris. Performojnë muzikantë të krejt kampusit dhe është kombinim i llojllojshëm”, ka thënë Jupolli.
Ai ka thënë se veprën “KurrizCold…” e ka kompozuar gjatë këtij viti dhe kjo do të jetë përballja e parë me audiencën.
Projekti i titulluar “Hero.Coli” është videoloja e tetë me radhë, muzikën e së cilës Jupolli e ka kompozuar në kuadër të projekteve që bën në “GameLab” të qendrës “Centre for Research and Interdisciplinary” ku ai studion.

-
Infrastrukturë2 days ago
Akuza për mashtrim në tenderë – Përfaqësuesit të ‘Sa-Sallahu’-t i duhen dy avokatë, si person juridik edhe fizik
-
Infrastrukturë1 day ago
Abu Dhabi planifikon të ndërtojë xhaminë e parë me rrjet zero në rajon
-
Infrastrukturë2 days ago
Aliu: Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore të 10-të po ec me ritme të shpejta
-
Infrastrukturë2 days ago
Pse Kina po ndërton “qytete fantazmë” në Malajzi?
-
Infrastrukturë1 day ago
Fondi saudit jep 100 milion dollarë kredi për ndërtimin e projektit të shumëpritur të hidrocentralit në Taxhikistan
-
Aktuale2 days ago
Rasti i 53 milionëshit – jep dëshminë përfaqësuesi i kompanisë mbikëqyrëse ‘Hill International’
-
Infrastrukturë10 hours ago
Kërkesa për instalues diellor po rritet në Kosovë
-
Aktuale2 days ago
Ekspertët e Bankës Botërore vizitojnë Agjencinë Kadastrale të Kosovës