Aktuale
Japonezi Arata Isozaki merr çmimin Pritzker

Arkitektit, projektuesit dhe teoricienit Arata Isozaki i është dhënë çmimi prestigjioz i Arkitekturës “Pritzker” për vitin 2019.
I lindur në vitin 1931, Isozaki ishte thellësisht i ndikuar nga pasojat e Luftës së Dytë Botërore dhe shkatërrimi i vendlindjes së tij, Oita, së bashku me të gjithë ndërtimet mjedisore të krijuara gjatë historisë.
“Kur isha mjaftueshëm i pjekur për të gjetur një kuptim për botën, vendlindja ime u dogj. Nëpër brigje, bomba atomike u hodh në Hiroshimë, kështu që unë u rrita në ‘tokë zero’. Vendi ishte në gërmadha të plota dhe nuk kishte as arkitekturë, as ndërtesa dhe as qytet. Më rrethonin vetëm baraka dhe strehëza. Pra, përvoja ime e parë e arkitekturës ishte boshllëku i arkitekturës. Pastaj fillova të mendoj se si njerëzit mund të rindërtojnë shtëpitë dhe qytetet e tyre “, u shpreh Isozaki gjatë një prononcimi.

Pas themelimit të praktikës së tij në vitet 1960, Isozaki u largua nga Japonia për të kultivuar një njohuri më të gjerë të arkitekturës botërore. Në gjashtëdhjetë vitet e tij të praktikës, Isozaki ka vazhduar të ndërtojë në një mënyrë më shumë të njohur për zgjidhjet programatike dhe natyrën kontekstuale sesa aderimin e ngushtë të një stili apo tipologjie të vetme.
Nga Biblioteka Prefektore e Ōitas, e ndërtuar në vitin 1966, që është një shembull i brutalizmit japonez, deri tek Muzeu i Artit Bashkëkohor, i vitit 1986 në Los Anxhelos, Isozaki nuk është shmangur nga qasja e tij unike kundrejt projekteve.

Pas periudhës së rindërtimit, pas Luftës së Dytë Botërore, Isozaki bëri emër si një nga arkitektët e paktë që kishin projektuar objekte madhështore jashtë vendit.
Isozaki është arkitekti i tetë japonez që e fiton këtë çmim. Ceremonia e çmimeve të vitit 2019 do të mbahet në maj në Château de Versailles, e cila do të pasohet nga një leksion në Paris./Ndërtimi.info/

