Aktuale
Aprovohet kontrata për “BOREA”-n në Pejë [dokument]
Kompleksi turistik në Pejë “Borea” ka marrë aprovimin e fundit.
Kontrata e nënshkruar për projektin “Borea” ka marrë aprovimin nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Ky vendim është marrë të premten, më 4 gusht.
Në vendimin e këtij komiteti, që është pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës, thuhet se është parovuar kontrata finale për projektin “Qendra Turistike – Borea”, në bazë të vlerësimit të komisionit vlerësues nga ky komitet.
Kjo projekt ka qenë një nga premtimet e kryetarit Gazmend Muhaxhiri, i cili tashmë do të jetë në garë për kryetar të Pejës. Në faqen e këtij të fundit shihen shumë pastime në lidhje me projekte të reja që finalizuar dhe filluar këto ditë, kur kanë mbetur edhe një muaj deri në fillimin e fushatës për zgjedhje lokale.
Për realizimin e këtij projekti, kompania fituese është konsorciumi italiano – slloven ‘Leitner AG SPA & FILAV SA’. E muaj më parë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka dhënë edhe detaje të projektit.
“Ky konsorcium do ta ndërtoj teleferikun me 68 kabina, i cili do të jetë i gjatë diku 4200 metra, dhe është teleferiku i dyte më i madh në Evrope. Diku – nëse llogaritet mesatarja për vit – 6.9 për qind të qarkullimit bruto që do ta bëjë ky konsorcium – do t’i jepet Komunës së Pejës”, ka thënë Muhahxheri.
Më tutje i pari i Pejës ka thënë se beson “që në momentin që të nënshkruhet kontrata në mes konsorciumit italiano – zvicran; që diku para 10 majit do te ishte dashur me u përfundu këto procedura, mbeten prej asaj periudhe, 24 muaj me u ndërtu Qendra”.
“Pas dy vjetëve Peja do të frymoj ndryshe, dhe kështu do ta ketë Qendrën më të mirë në rajon. Minimumi kjo qendër ka me i gjeneru mbi 10 milionë euro të hyra në vit. Dhe 8 deri 12 herë me shumë se kjo shifër do të jetë impakti në qytetin e Pejës. Mund të them se nga 80 deri në 100 milionë euro, do të jetë impakti i “Boreas”, në qytet.
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Ambienti3 days ago
Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë1 day ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York
-
Ndërtim1 day ago
Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?
You must be logged in to post a comment Login