Arkitekturë
Arkitekti i Perandorisë Osmane nga Gramshi që kurrë se harroi vendlindjen
Mimar Kasëmi, arkitekti me origjinë shqiptare i lindur më 1570 i cili projektoi qoshkun në Bagdad, urën me tre harqe në Babaeski, hipodromin e Stambollit, hotelin Sepetxhiler dhe të tjera kryevepra kryesisht në vendet islame, njihet edhe për punën e tij në trojet shqiptare.
Ai ishte figura kyçe në instalime kryesisht në Berat, si për shembull ujësjellësin e qytetit, ndërtimet në lagjen Mangalem por edhe në pjesë të tjera në këto troje, si në Korçë (hanin në Dushar) apo në Librazhd (hanin në Xyrë), etj. Gjithashtu projektoi rrugët që lidhnin Beratin me Korçën dhe Beratin me Elbasanin si dhe banjo, çezma, faltore e shtëpi banimi të shumta.
Por në karrierën e tij ai ka arritur edhe shumë suksese të tjera. Kasëmi në vitin 1595 ishte konfirmuar si arkitektit i oborrit perandorak ndërsa në vitet 1627-1655 ishte caktuar si arkitekt i perandorisë. Atij po ashtu i takoi barra të mbyllte epokën e artit dhe arkitekturës klasike osmane, për t’ia lëshuar rrugën stillit barok.
Arkitekt Kasëmi gjithashtu kishte ndikim të madh në jetën politike dhe shoqërore të perandorisë. Ai vdiq më 1660.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Dizajn3 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë4 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë3 days ago
Bypass-i i Radhimës, gati në qershor, lehtëson ndjeshëm trafikun gjate sezonit
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
You must be logged in to post a comment Login