Arkitekturë
Arkitektët shqiptarë dhe veprimtaria e tyre në Stamboll
Po të gjurmosh jo edhe aq shumë në historinë e Perandorisë Osmane do të hasësh menjëherë në gjurmët arkitektonike të shqiptarëve. Ishin pikërisht arkitektët shqiptarë të cilët projektuan xhamitë në Stamboll e të cilat njihen pothuajse në gjithë botën.
Në vazhdim po përmendim disa prej këtyre arkitektëve.
Mimar Sinan, ishte arkitekt gjatë Perandorinë Osmane i cili nuk filloi të merrej me arkitekturë para moshës 50 vjeçare. Ai vdiq në moshën 85 vjeçare.
Ky arkitekt la në trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e renesancës Italiane mësuan nga ai. Gjermanët nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.
Xhamia në Jerusalem
Ndër veprat madhore ndërtimore të papërsëritshme të tij janë: Xhamia “Sulejmanije”, e ndërtuar në Stamboll, përreth shtatë vitesh, të cilën i’a kishte kushtuar Sulltan Sulejmanit; Xhamia “Shezade Mehmeti”, po në Stamboll dhe Xhamia “Selimije”, e ndërtuar në Edrene, të cilën ia kishte kushtuar Sellta Selimit etj.
Jeni Xhami (Xhamia e re) në Stamboll
Kasem Agai, ka lindur në fshatin Grëmsh, të krahinës së Tomoricës. Rininë e parë e kishte kaluar në Berat. Pastaj i ati e dërgoi në Stamboll për studime profesionale. U bë asistent pranë Koxha Mimar Sinanit (të madh) dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Duke u dalluar në punime arkitekturale, më 1595 u afirmua arkitekt i pallatit. Më 1622 u bë kryearkitekt. Ka ndërtuar Jeni Xhaminë (Xhaminë e re) të Stambollit si dhe shumë vepra të tjera.
Xhamia e Sulltan Ahmetit
Sedefqar Mehmet Agai, ishte marrë nga Elbasani më 1562 dhe u bë nxënësi dhe asistenti i Koxha Mimar Sinanit. Bëri studime në Rumeli dhe Lindje të Mesme. Në vitet 1597–1598 ai ishte drejtor i përgjithshëm i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryevepra e tij është Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).
Taxh Mahall
Mehmet Isa, sipas mendimit mbizotërues, thuhet se është me origjinë shqiptare. Nuk i dihet saktësisht data e lindjes, e as edhe e vdekjes. Dihet se ishte nga fshati Opar i Korçës. Ka qenë kryearkitekti i Taxh Mahallit në Indi. Mehmet Isai ishte asistent i arkitektit të madh, Mimar Sinanit. Thuhet se ka vdekur në burg i verbuar. Varri i tij sot gjendet pranë Taxh Mahallit.
/Ndertimi.info/
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë3 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë3 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë3 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë3 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Aktuale3 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë3 days ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore
You must be logged in to post a comment Login