Arkitektët, ngadalë po heqin dorë nga përdorimi i letrës

0

Nëse sot vizitoni një zyre projektuese mund të vëreni dallime të dukshme. Desktopët e stërngarkuar, maketat e objekteve dalëngadalë po i zëvendësojnë lapsat elektronik, dhe tabletët.

Arkitektet anembanë botës kanë zëvendësuar pajiset e tyre të punës dhe sot shfrytëzojnë softuerët digjital për dizajnim, përdorim dhe bashkëpunim mes vete. Sot pas shumë viteve për herë të parë duket e mundur rishqyrtimi i studimit të Bernard Tschumi, dekan i Universitetit të Kolombisë mbi idenë e “më pak letër “.

Përderisa studio e “më pak letër “ filluan punën në mesin e viteve të 90-ta, duke ndryshuar mënyrën e projektimit në digjitalizim dhe hartim të kompjuterëve, dilema më e madhe ishte se si arkitektet do të përfaqësonin vizatimin e tyre në të gjitha format dhe përdorimit të mjeteve.

Studentët kanë eksperimentuar me programet detajisht në të gjitha fazat e procesit të dizajnimit ky trend nuk është ngadalësuar me dekada dhe sot kemi një zgjerimi të numrit dhe llojit të programeve që arkitektët përdorin çdo ditë.

Sidoqoftë, ka pasur një pengesë të pa eksploruar në arsenalin tonë të dizajnimit dixhital, dhe kjo mund të jetë një nga veglat më të dashura dhe më fundamentale të arkitekturës: letra e verdhë e planit. Si të skiconi në një model kompjuterik? Si mund të shënoni PDF-in e vizatimeve të ndërtimit me saktësi dhe lehtësi? Sa ju mungon të skiconi mbi një pjesë të caktuar?

Zhvillimet në teknologjitë me “touch” ( prekje)  kanë hapur një botë të re të mundësive për arkitektët dhe projektuesit, dhe ato vazhdojnë të lulëzojnë. Me teknologjinë “touch” dhe lapsin digjital arkitektët tonë mund të shtojnë skicën, bëjnë kopje, komentojnë dhe skicojnë vizatimet e dorës të gjitha në mënyrë dixhitale. Softueri i bërë për vizatimin arkitekturor përfshinë balancin, rregulla, pajisjet, simbolet dhe të gjitha shabllonet që janë në dispozicionin tuaj në çdo kohë.

Sean Gallagher, drejtor i dizenjimit të qëndrueshëm në Diller Scofidio + Renfro, është një nga arkitektët që udhëheq këtë detyrë dhe teston kufijtë e saj. Veglat si Morpholio Trace, iPad Pro dhe Apple Pencil po ndryshojnë mënyrën se si ai punon çdo ditë dhe ai nuk është i vetëm. Sipas Sean, një fakti i thjeshtë është se programi me “touch” që kemi sot në dispozicion ofrojnë një saktësi më të mirë dhe një shtrirje më të madhe se në të kaluarën. Tani më ai thotë se iPad-in se përdor vetëm për skicime por si mjetin e tij të gjithanshëm duke bërë që ai të shpëtojë nga të gjithë kompjuterët e tjerë në tryezën e tij.

Ai po ashtu këtë e ka parë si një fakt pozitiv sepse e ai tash para vetes sheh librarinë e tij, modelet e skicave dhe vizatimet e jo një tastierë dhe një mal letrash. Ka ndryshuar natyra statike e skicave të mija, procesi u bë më pak linear dhe më shumë i rrjedhshëm, dhe unë ndihem më rehat dhe i kënaqur me skicimet e mia.

Teknologjia me “touch” ka forcuar dashurinë time për skicimin e ideve, dhe ka përmirësuar me të vërtetë profesionin tim. Momenti kur Sean përdori Matilin Apple për herë të parë në ekranin e madh të iPad Pro, ai e dinte se nuk kishte kthim prapa dhe filloi rishqyrtimin për përdorimin e tij në punën e përditshme.

Disa kompani si Adobe, Autodesk, Concepts dhe Morpholio – po zhvillojnë aplikacione në mënyrë specifike për arkitektët që bëjnë skicimin në xhamë më shumë ose më pak të ngjashëm me skicën në letër. Dallimi kryesor është aftësia për të shfrytëzuar avantazhet llogaritëse për saktësisë më të madhe, redaktimit të pafund, dublikimit, shumëzimit, dhe kështu me radhë, duke e bërë eksperiencën më të fuqishme se sa në letër. Softueri shihet si një filtër që kufizon dhe formon idetë arkitektonike të disponueshme për arkitektët.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here