Arkitektët më të famshëm, të padiplomuar në arkitekturë

0

Keni rënë nga provimet? Kishit një juri të keqe për punë! Mos u shqetësoni! Përpara se të dëshpëroheni me jetën tuaj shikoni këtë listë të arkitekteve  të famshëm të cilët kanë një të përbashkët. Ju mund të mendoni se një diplomë e arkitekturës është një garancë që ju do të jeni një arkitekt i suksesshëm, por nuk është ashtu! Megjithatë mos e merrni si shembull që duhet ndjekur, pasi shkollimi përsëri ka rëndësinë e veçantë.

Përderisa titulli i një arkitekti mbrohet me fanatizëm në shumë vende të botës kjo nuk do të thotë se diploma është suksesi i arritjeve  të mëdha. Këtë më së miri e sqaron lista e këtyre arkitektëve shumë të suksesshëm që nuk kanë një diplomë në arkitekturë.

Frank Lloyd Wright

Ky njeri që nga Instituti Amerikan i Arkitekteve  mori titullin “arkitekti më i madh amerikan i të gjitha kohërave “, nuk kishte diplomë të arkitekturës, megjithatë ai u nderua me një doktoratë nderi nga shkolla e arteve te bukura ku ai studionte më parë, në moshën tetëdhjetë vjeçare.

Një kombinim i rrethanave familjare dhe një zhgënjim më sistemin arsimor ishin dy arsyet kryesore që e shtynë Wright të braktistë  Universitetin e  Wisconsin-it në Madison më 1887 pas vetëm një viti studim në kursin e ndërtimtarisë. Ai pastaj shkoj në Çikago për të punuar si asistent i arkitetkit J.L Silsbee, për të fituar përvojë reale. Gjatë kësaj kohe ai kishte fatin që të fillonte punën në firmën prestigjioze Adler & Sullivan ky ai mori bazat e mësimit nga Louis Sullivan përplot gjashtë vjetë, përpara së të krijonte praktiken e vetë në vitin 1893. Përderisa karriera e tij ishte e përcjellë me skandale dhe tragjedi, kontributi dhe popullariteti  i Wright në arkitekturën amerikane mbetet i pashembulltë. Zëri i tij kritike vazhdonte ta thumbonte arsimin formal.

Louis Sullivan 

Louis përfundoi shkollën e mesme në moshën gjashtëmbëdhjetë dhe pastaj u pranua ne Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, që ishte shkolla e vetme arkitekturore në atë kohë. Padurimi e bëri atë të braktisë shkollën në fund të vitit, për të vazhduar më dy praktika tek arkitektë të shquar të kohës .Së pari, nën arkitektin Frank Furness në Filadelfia dhe më pas vazhdoj nën arkitektin William Le Baron Jenney, figurë e shquar në zhvillimin e shkollave të arkitekturës në Çikago. Në verën e vitit 1874, Sullivan lundroi në Evropë dhe nën ndikimin e Ecole des Beaux-Arts u regjistrua në Paris ku prape qëndroj vetëm një vjet ku shpesh bënte ekskursione të shkurtra për në Firence dhe Romë. Në qershor të vitit 1875, ai u kthye në Çikago ku ai punoi si hartues përpara së të bashkohej me zyrën e partnerit tij të ardhshëm Dankmar Adler në vitin 1879.Puna e tij rreth katërmbëdhjetë vjeçare me Adler sollën më shumë së njëqind ndërtesa të karakterizuara kryesisht me estetikë modern.

Le Corbusier

Arkitekti dhe planifikuesi urbanistik zviceran ishte në rrugën e tij për të mësuar tregtinë e babait të tij të çakmakëve dhe gdhendjes së kapakëve të orës , duke u regjistruar në moshën 15 vjeçare në Ecole des Arts Décoratifs në qytetin e tij të La Chaux-de-Fonds në malet zvicerane Jura. Tre vjet më vonë, mësuesi i historisë së artit, Charles L’Eplattenier këmbënguli që ai të bëhej arkitekt dhe e ndihmon  për të siguruar praktikën e tij të parë në  projektet lokale. Nën këshillën e  tij, Corbusier i ri udhëtoi  nëpër Evropë mes viteve 1907 dhe 1911, në qytete të tilla si Athina, Venecia, Viena dhe Mynih, ndërkohë që mësonte shkurtimisht në disa arkitektë: Auguste Perret në Paris (1907), Josef Hoffmann në Vjenë (1908) dhe Peter Behrens në Berlin (1910-11). Ai u kthye në shtëpi në vitin 1912, për të dhënë mësim së bashku me mësuesin e tij dhe për të hapur praktikën e tij arkitekturore, para se të shpërngulej  në Paris më 1917.

Mies van der Rohe

Njeriu që ka shpikur aforizmin “më pak është më shumë” ka lindur në një familje modeste gur gdhendësish në Aachen, Gjermani, dhe ai  kishte pak mundësi për arsimim formal. Ai mori  mësimit të hershëm si një mjeshtër i tullave, ndërsa më vonë  vijoi shkollën e tregtisë. Mies punoi për një numër arkitektësh të Aachenit ku skiconnte skica të stolive arkitektonike, punë kjo që i ndihmoi në përsosjen e aftësive të tij të vizatimit. Ai u shpërngul në Berlin në vitin 1905, në moshën nëntëmbëdhjetë vjeç, për të punuar për një arkitekt, por u largua nga puna për të studiuar për Bruno Paulin, një dizajner mobiliesh në atë kohë. Puna e tij mbresëlënëse bëri që Peter Behrens t’i ofrojë Mies një punë në zyrën e tij. Në kohën kur u largua nga zyra e Behrens në vitin 1912, mjeshtëria e tij  kishte arritur të korrte sukses  dhe ai menaxhonte  me sukses komisionet e pavarura të shtëpive private për elitën e Berlinit.

Buckminster Fuller

Konsideruar gjerësisht si një nga mendjet më të mëdha të kohës sonë, Fuller kishte një marrëdhënie të ngurtë me arsimin formal. Njeriu që e popullarizoi kupolën gjeodezik u dëbua nga Universiteti i Harvardit jo një herë, por dy herë, kurrë nuk u diplomua. Ai vinte nga një familje relativisht e varfër dhe babi i tij vdiç i ri. Nw Harvad ai vërejti dallimet në sistemet klasore dhe kjo bëri që interesimi i tij të binte duke humbur shume klasa deri sa e suspenduan. Pas largimit nga Harvardi, ai filloi punën dhe  më pas u kthye në Harvard, duke e pare si mundësinë më të mire për karrierë. Mirëpo kthimin ai e përjetoj shumë rend sepse asnjë nga shokët e tij më nuk ishte dhe gjithë çka dukej shumë ndryshe. Më pas pasoi Lufta e Parë Botërore dhe ai më kurrë nuk u kthye në Harvard. Madje ai thoshte për të:” Çdo herë që u ktheva në Harvard, unë hyra në një botë të shqetësimeve të këqija, jo një institucioni arsimor, dhe ky ishte problemi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here