Connect with us

Featured

Anulimi i tenderit për teleferikun e Prizrenit përfundon në Gjykatën e Tenderëve

Published

on

Komuna e Prizrenit nuk po arrin të finalizojë tenderin për ndërtimin e teleferikut deri në Kalanë e qytetit. I ka pranuar tri oferta që shkojnë deri në 3.4 milionë euro, por asnjëra prej tyre nuk e ka bindur, duke e anuluar këtë tender.

Në njoftimin për anulimin e aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i teleferikut për qasje më të lehtë në kalanë e Prizrenit” thuhet se “një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”.

Por, kompanitë që kanë qenë në garë po pretendojnë se Komuna ka bërë shkelje të Ligjit të prokurimit kur ka vendosur ta anulojë këtë tender.

Komuna e Prizrenit si autoritet kontraktues ka sqaruar për KALLXO.com se operatorët janë eliminuar nga aktiviteti i prokurimit për shkak se kanë qenë të papërgjegjshëm.

“Tre operatorët që kanë marrë pjesë në konkurrim për këtë projekt kanë qenë të papërgjegjshëm, andaj Ligji për Prokurim Publik (LPP), në këto raste parasheh anulimin e tenderit”, ka thënë Ymer Berisha, zyrtar për informim në Komunën e Prizrenit.

Njoftimi për kontratë është përgatitur në muajin prill të vitit 2017 dhe afati për operatorët ekonomikë për dorëzimin e aplikacioneve ka qenë deri në muajin qershor.

Tre operatorë kanë dorëzuar ofertat e tyre. Kompania “I. Seferi” me seli në Prizren ka ofertuar me një çmim prej 3 milionë e 411 mijë euro. Konsorciumi “Energoremont D.D-Dega në Kosovë & Energoremont D.D & KAG Asphalt company” ka ofertuar me 3 milionë e 465 mijë euro. Ndërsa operatori “Ekoinvest” me seli në Prishtinë ka ofertuar me 3 milionë e 296 mijë euro.

Komuna e Prizrenit ka vonuar plot 100 ditë vlerësimin e këtyre ofertave. Me 30 tetor 2017 ka vendosur që këtë tender të anulojë.

Ankesat e Tre Operatorëve Ekonomikë

Për eliminimin e tyre nga ky aktivitet i prokurimit janë ankuar tre operatorët ekonomikë në OSHP: Kompania “I. Seferi”, konsorciumi “Energoremont D.D-Dega në Kosovë & Energoremont D.D & KAG Asphalt company”, si dhe “Ekoinvest”.

Kompania “I. Seferi” pretendon se Komuna e Prizrenit si autoritet kontraktues i ka shkelur disa nene të Ligjit për Prokurim Publik, që nga ekonomiciteti dhe efikasiteti, qëllimi, barazia në trajtim të informacionit dhe dokumentacioni shtesë.

“Komuna e Prizrenit ka bërë anulimin e aktivitetit të prokurimit në kundërshtim me nenin 62 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) me arsyen se një dispozitë e LPP-së kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit pa dhënë asnjë sqarim se cilat janë arsyet e anulimit të tenderit”, thuhet në ankesën e kompanisë “I. Seferi”.

Kjo kompani pretendon se Komuna e Prizrenit me qëllim e ka zgjatur vlerësimin e ofertave duke i tejkaluar afatet kohore të përcaktuar me Udhëzuesin Operativ të Prokurimit Publik, i cili nuk lejon më shumë se 40 ditë.

“Komuna e Prizrenit e ka zgjatur këtë proces mbi 120 ditë dhe në fund e ka anuluar”, vazhdon ankesa e operatorit “I. Seferi”.

Operatori tjetër ankues, konsorciumi “Energoremont D.D-Dega në Kosovë & Energoremont D.D & KAG Asphalt company” kërkon që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në rivlerësim.

Ky konsorcium pretendon se Komuna e Prizrenit me rastin e ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve nuk e ka respektuar nenin 59 të LPP-së.

Ky konsorcium ishte eliminuar nga gara me pretendimin që kanë dorëzuar referenca të lëshuara në një shtet tjetër të cilat nuk janë të noterizuara nga një organ zyrtar as nuk janë të nostrifikuara. Si dhe arsye e dytë e eliminimit nga gara ka qenë edhe mungesa e dëshmive se janë realizuar dhe pranuar këto punë nga një institucion kredibil në të cilën thirren këta operator ekonomikë.

Ky operator thotë se arsyet e eliminimit nga gara nuk kanë qenë kërkesa në dosjen e tenderit.

“Një gjë e tillë nuk është e cekur në kërkesat e dosjes së tenderit që një kompani e huaj t’i ketë të nostrifikuara referencat, e kjo nuk kërkohet as me LPP”, thuhet në ankesën e operatorit.

Ankesë ka dorëzuar edhe konkurrenti i tretë, “Ekoinvest”. Edhe kjo kompani pretendon se padrejtësisht është eliminuar nga aktiviteti i prokurimit “Ndërtimi i teleferikut për qasje më të lehtë në kalanë e Prizrenit”. Kjo kompani kërkon nga OShP që lëndën ta kthejë në rivlerësim.

“Pretendimi se mungon juristi është i paqëndrueshëm pasi në dosje të tenderit nuk ka qenë e specifikuar kualifikimi shkollor i kërkuar, kështu që ne kemi paraqitur diplomë të fakultetit juridik. Kjo është në kundërshtim me nenin 59 të LPP-së pasi që as në njoftimin për kontratë as në dosje të tenderit nuk është specifikuar kualifikimi shkollor, prandaj ky pretendim është i paqëndrueshëm”, thuhet në ankesën e “Ekoinvest”.

Shkeljet e ‘Pamjaftueshme’

Eksperti shqyrtues i caktuar nga OShP-ja për shqyrtimin e pretendimeve të operatorëve ekonomikë ka qenë Muhamet Kurtishaj. Ai ka konstatuar se eliminimi i operatorëve ekonomikë ankues në këtë aktivitet të prokurimit është bërë për disa pika në përputhje me kërkesat e dosjes së tenderit.

“Eksperti shqyrtues i vlerëson si pjesërisht të bazuara ankesat e tre operatorëve ekonomikë ankues. Megjithatë kjo nuk e ndryshon vendimin e autoritetit kontraktues për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit”, thuhet në vlerësimin e Kurtishajt.

Sipas tij nuk është respektuar në tërësi neni 59 i LPP-së për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve.

Gjithashtu eksperti shqyrtues rekomandon që Komuna e Prizrenit të mbajë në fuqi vendimin për anulimin e aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i teleferikut për qasje më të lehtë në kalanë e Prizrenit”.

Eksperti shqyrtues ka konstatuar se Komuna e Prizrenit e ka tejzgjatur procesin e vlerësimit të ofertave.

‘Janë tejkaluar të gjitha afatet për vlerësim të ofertave që janë të përcaktuara me legjislacionin dytësor të prokurimit publik max. 40 ditë’, thuhet në vlerësimin e Muhamet Kurtishajt.

Pretendimi i “Energoremont D.D-Dega në Kosovë & Energoremont D.D & KAG Asphalt company” Sh.P.K lidhur me nostrifikimin e referencave për të cilat është eliminuar nga autoriteti kontraktues është vlerësuar si pretendim i bazuar.

“Në listën e projekteve dhe referencave, konsorciumi në fjalë ka prezantuar disa projekte me referenca që mund të merren si të pranueshme”, ka vlerësuar Kurtishaj.

Edhe ankesa e N.T.Sh “Ekoinvest” sa i përket pretendimit të Komunës së Prizrenit se mungon juristi është vlerësuar nga eksperti shqyrtues si e bazuar.

“Në dosjen e tenderit është kërkuar vetëm jurist dhe ekonomist të diplomuar, aty nuk është kërkuar diplomë 4 vjeçare ose master. Prandaj edhe diploma Bachelor është diplomë universitare për profilin përkatës. Prandaj e njëjta është valide dhe e plotëson kërkesën e dosjes së tenderit”, thuhet në vlerësimin e ekspertit Kurtishaj.

Me 5 dhjetor do të mbahet seanca për shqyrtimin kryesor të ankesave të tre operatorëve ekonomikë dhe në seancë janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësuesit e autorizuar të “I. Seferi”, “Energomont & Kag Asphalt”, “Ekoinvest”, përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit dhe eksperti shqyrtues Muhamet Kurtishaj.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending