Connect with us

Featured

Ankohet përsëri banori i Lagjes së Muhaxherëve: Rrëshqitja e dheut po na rrezikon

Published

on

Dikur Dragodani ishte Lagjja që kishte më së shumti telashe me rrëshqitjen e dheut në Prishtinë. Po me të njëjtin problem tani po ballafaqohen banorët e Lagjes së Muhaxherëve, përkatësisht rruga “Bedri Shala”, shkruan Ndërtimi.info

Të shtunën e kaluar në vendin ku po bëhen punimet nga kompania N.N.P “Driloni” Sh.P.K pati rrëshqitje të pilotëve.

E cila nxiti edhe reagimin e banorëve dhe familjes Gllogu, ku kryefamiljari i kësaj familje thotë se po rrezikohet nga punimet që po bëhen në ndërtimet atje.

Se ekziston rreziku për këtë familje po e mohon pronari i kompanisë N.N.P “Driloni” Sh.P.K, Dalip Gashi. Ku ky i fundit po pretendon se Gllogu po e bënë gjithë këtë zhurmë vetëm për përfitime personale.

Në vendin e ngjarjes të shtunën kishin dalur edhe kryeinspektori komunal i Prishtinës, Sali Zyba i cili pati deklaruar se punimet e ndërtimeve që po zhvillohen në këtë lagje nuk paraqesin rrezik për familjen.

Por Arsim Gllogu i cili ka shtëpinë afër, edhe pas tri ditësh, pra sot për Ndërtimi.info ka thënë se në çdo kohë po rrezikohet shtëpia e tij.

“Prona jem osht ne rrezik. Familja jem u rreziku. Unë duhna me ju tregu të gjithëve përmes dikujt që me ndërmarr masa. Ka dal emergjenca e inspeksionit, por inspektorati i komunës nuk po i ndalon punimet”, tha Gllogu.

Pronari i kompanisë, Gashi është shprehur se ngjarja e së shtunës më shumë ka rrezikuar vetë ata se sa për banorët. Por ka theksuar se situata është stabile.

“Po na vjen shumë keq me këto tendenca, me bo imazh kompanisë. Realisht ne jemi duke punuar, dhe asnjë gjë nuk e rrezikon as projektin as asgjë. Ngjarja që ka ndodhur, realisht na ka rrezikuar neve si punëtorë përndryshe absolutisht nuk ka asnjë rrezik prej ndonjë ndërtimi tjetër me u bë. Kanë qenë inspektorët në vendin e ngjarjes edhe situata është jashtëzakonisht stabile”, tha Gashi për Ndërtimi.info

Më tej Gashi ka treguar se familja ankuese nuk është përfshirë në projekt, duke bërë të ditura edhe arsyet. Madje ai tha se ankuesi ka paraqitur kërkesa që për kompaninë kanë qenë të pa arritshme.

“Familja është zhvendos e iniciativën tonë, edhe familja realisht nuk është përfshirë në projekt te na kanë dhënë me pëlqim lejen se nuk do me qenë pjesë e  ndërtimit. Kanë qenë disa kërkesa të tyre që  për ne nuk kanë qenë të pranueshme. Kërkesa shumë  të paarritshme, kështu që vetë pala që është e përfshirë në këtë rast po donë me përfitu. Ekspertiza që iu ka bërë brenda objektit, asnjë gjë nuk e thotë se ka rrezikshmëri. E kanë raportin inspektorati i ndërtimit, e ka emergjenca, realisht është një ndjenje e tij e pasigurisë e që po donë me bo kaq të madhe.  Pala që po pretendon që ka rrezikshmëri, i kam thënë dil unë të paguaj qeren, dhe për punën që ke bërë aty, por ai po donë me përfitu me lajme me gjykata”, tha ai.

Ndërsa, kryeinspektori komunal i Prishtinës, Sali Zymba, i kontaktuar nga Ndërtimi.info, ka thënë se gjendet në njërën prej ambasadave dhe nuk mund të deklarohet për këtë, duke na drejtuar për në zyre të informimit.

“Jam në ambasadën gjermane, kontaktoni zyrën e informimit”, ka thënë shkurt Zymba

Por zyra e informimit në Komunën e Prishtinës nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj, duke thënë se duhet të kontaktojnë Zybën dhe të shohin se për çfarë po bëhet fjalë.

Më poshtë sjellim edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes:

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending