Ambasadori i Maqedonisë kërkon përmirësimin e linjës hekurudhore me Kosovën

0
????????????????????????????????????

Në një takim mes ambasadorit të Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strasevski dhe ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, temë diskutimi veç autostradës Prishtinë-Shkup, ishte edhe përmirësimi i linjave hekurudhore Kosovë-Maqedoni.

Përmirësimi i linjave hekurudhore ndërmjet dy këtyre shteteve do të ndikonte në lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe transportit të mallërave.

Ministri Lekaj, ka përsëritur edhe nëjhëherë se kjo autostradë do të përfundojë në 2018-ën. Edhe ambasadori ka treguar se 13 kilometra rrugë, pra nga Hani i Elezit e deri në unazën e Shupit punimet janë duke shkuar si duhet.

“Bashkëpunimi shumë herë ka qenë i mirë, por ka ende hapësirë për të punuar. Sa i përket rrugës së pjesës së Maqedonisë,  ne kemi mbetur që të ndërtojmë rrugën nga kufiri, pra nga Hanit i Elezit deri në unazën e Shkupit, që lidhet me qendrën e Shkupit, që ka gjithësej 13 km. Për momentin, për këtë pjesë është duke u punuar në pjesën e studimit të fizibilitetit, por do të ishte mirë që edhe linjat hekurudhore Kosovë-Maqedoni të përmirësohen, sepse do të ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe transportit të mallërave, ku ne presim të nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimi në këtë drejtim”, tha në fund të takimit ambasadori Strashevski.

Ndërsa Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni, Goran Sugareski ditë më parë ka thënë se qeveria ka ndarë mjete për rikonstruim të rrugës Shkup-Bllacë dhe jo për ndërtim të autostradës së këtij relacioni.

Projekti i autostradës Shkup-Bllacë i premtuar që nga viti 2014 që do të lidhet me autostradën Prishtinë-Hani i Elezit e gatshme më vitin 2018, është larg nisjes, pasi që siç bëri të ditur drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov ende nuk janë përgatitur dokumentet për realizim të këtij projekti. Profesori universitar, Abdylmenaf Bexheti thotë se ajo do të kushtone 81 milionë euro ndërkohë që nga Oda Ekonomike thonë se mosndërtimi i kësaj autostrade do të ulë shkëmbimin tregtar Maqedoni-Kosovë

Ndërkaq, ambasadori i Maqedonisë, Ilija Strashevski tha se Kosova dhe Maqedonia, si dy shtete fqinj, kanë pasur marrëdhënie të mira dhe se synim i përbaskët është integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.