Arkitekturë
Alvaro Siza kombinon gjeometrinë me beton të bardhë për kishën e re në Francë
Arkitekti portugez Álvaro Siza Vieira ka përfunduar një kishë në rajonin e Brittany të Francës, duke shfaqur një përbërje skulpturore të formave të ndërthurura të betonit.
Kisha e Saint-Jacques-de-la-Lande është e para që do të ndërtohet në Brittany në shekullin e 21 dhe është projektuar nga kompania e Sizës, shkruan deezen, transmeton Ndërtimi.info.
Një pamje e bardhë prej betoni i bën jehonë pamjes së ndërtesave të tjera në zonë, ndërsa përdorimi i volumeve gjeometrike është një motiv të cilit Siza i është kthyer herë pas here përgjatë gjithë karrierës së tij.
Fitues i Çmimit Pritzker, 84 vjeçari është i njohur për qasjen e tij poetike ndaj modernizmit, të cilin ai e ka aplikuar për projekte duke përfshirë Fondacionin Nadir Afonso në Portugali dhe Fondacionin Ibere Camargo në Brazil.
Projekti i kishës ndahet në dy kate, me një vëllim cilindrik në qendër të katit të sipërm, që strehon një sallë për 120 vetë. Hapësirat administrative dhe sociale, duke përfshirë një qendër famullore, janë vendosur në katin përdhesë.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Dizajn3 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë3 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Bypass-i i Radhimës, gati në qershor, lehtëson ndjeshëm trafikun gjate sezonit
-
Aktuale3 days ago
USAID dhe Agjencia Kadastrale diskutojnë çmimet e shitblerjes dhe vlerësimet e pronave