Connect with us

Aktuale

Aliu prezanton projektin e ndërtimit të tregut të gjelbër në Ferizaj prej 1.5 hektarëve

Published

on

Tregu i Gjelbër vepra unike që do të ndërtojmë, ka theksuar kryetari aktual Agim Aliu dhe kandidati për kryetar të Komunës nga radhët e PDK-së.

“Çdo ferizajas e sheh dhe e prek ndryshimin e Ferizajt në çdo anë. Projekt transformimi tërësor, kemi përgatitur edhe për Tregun e Gjelbër.

I Shtrirë në hapësirën e përgjithshme prej 1.5 hektarësh ,Tregun e Gjelbër do ta shndërrojmë jo vetëm në vend blerje e tregtimi por edhe vend argëtimi e pushimi.”, ka thënë Aliu.

Me 385 shtande për shitje të shpërndara në 4 blloqe moderne me struktura të mbuluara, kushte të përshtatshme për ekspozimin e produkteve këndin e restoranteve e kafiterive, hapësirat e gjelbërta dhe 140 parkingje me mundësi zgjerimi edhe me parkingje nëntokësore tregtarët e Tregut të Gjelbër në Ferizaj do të kenë kushtet e duhura të punës, njëlloj sikurse blerësit që do të kenë hapësirën e bollshme të lëvizjes e mundësinë të marrin produkte të freskëta në kushtet e duhura të tregtimit, si dhe të argëtohen e pushojnë në këtë pikë të ardhshme reference, që e pret transformimi tërësor./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Gjilanit dha mbi 80 mijë euro për orendi në QKMF, tash s’dihet ku kanë mbetur

Published

on

Komuna e Gjilanit raportohet se ka paguar rreth 80 mijë euro për inventor, tavolina pune dhe ormanë të cilat nuk dihet se ku gjenden tani.

“Insajderi” raporton se gjatë vitit 2022, Komuna e Gjilanit, më konkretisht QKMF-ja atje, ishte furnizuar me inventar dhe se faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtarë të emëruar si komision.

“Faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtaret qe ishin emëruar si komision për pranimin e inventarit. Komisioni i pranimit te inventarit deklarohet se me kërkese të menaxhmentit janë nënshkruar në faturë vetëm për tu ekzekutuar pagesa dhe se nuk kanë njohuri në lidhje me inventarin.” – thuhet në raport.

ZKA-ja ka rënditur edhe 12 artikujt që nuk gjenden në QKMF.

Në fund, vlera totale siç shihet edhe në raport, del të jetë mbi 80 mijë euro.

“Pagesat e bëra për inventarin zyrtarë i cili nuk gjendet në komunë, ndikon në dëmtimin e buxhetit komal.” – ka bërë të ditur ZKA-ja.

Në fund ndërkaq, është rekomanduar që kryetari Alban Hyseni të kërkojë llogaridhënie nga zyrtarët dhe të marrë masa menjëherë që inventari i paguar të dërgohet në QKMF./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa” mbahet në Tiranë

Published

on

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, të mërkurën më 7 qershor 2023, në ora 10:30, do të mbahet ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa”

Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punës studimore të bërë nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës dhe nga Departamenti i Arkitekturës në Pescara, të Universitetit “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara, Itali., në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, AKPT në Shqipëri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending