Ambienti

Aksion pastrimi në Ujëvarën e Mirushës

Published

on

Në kuadër të promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore e natyrore si dhe në vazhdën e mbrotjes së ambientit, Asociacioni i guidave turistike të Kosovës GUIDEKS së bashku me Grupin jo-formal “Alternativa e Gjelbër”, organizon aksion e rradhës për pastrimin e Ujëvarës së Mirushës.

Eventi do të zhvillohet me 8 Maj (e Diele), ndërsa nisja do të bëhet në ora 09:00 nga NEWBORN në Prishtinë.

Të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë të marrin pjesë në aksionin e rradhës të lajmërohen në emailin: guidesinkosovo@gmail.com apo në numrat e telefonit 044 234 905 dhe 048 400 988.

Luteni që konfirmimin ta bëni sa më herët në mënyrë që të sigurohet transporti, pasi që ajo do të bëhet me vetura personale të organizatorëve./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version