Connect with us

Infrastrukturë

AKP heq dorë nga disa prona, ua bart Komunave

Published

on

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Bordi shqyrtoi raportin mujor të menaxhmentit për periudhën paraprake si dhe shqyrtoi raportin për mundësitë e zhvendosjes së zyrave rajonale dhe objekteve të arkivave nga objektet private në objektet e NSH-ve, më tutje bordi  diskutoi për planin dinamik për përgatitjen dhe publikimin e listave të punëtorëve të NSH-ve në likuidim, por që s’kanë asete të shitura, aprovoi raportin e aktiviteteve të AKP-së për periudhën tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022,

Bordi gjithashtu miratoi transferin pronësor të pronës shoqërore (për gjykatën në Prizren), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (për gjykatën në Prizren) të pronës shoqërore 9013-2 Prizren të NSH Ndërmarrja e Pyjeve (PRZ023).

Aprovoi Raportin e Komisionit të Banesave transferimin e pronës  shoqërore 608-1 dhe 610-1 Mitrovicë të NSH Jugobanka (MIT101), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (për gjykatën në Mitrovicë), Miratoi transferimin  pronësor të pronës shoqërore nr. 7495-2 të NSH Jugopetroll (PRN170) te Qeveria e Kosovës, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Me tutje shqyrtoi dhe aprovoi shpërndarjet për kreditorët e ndërmarrjeve;

  1. NSH Fabrika e Pompave me Piston, Deçan, PEJ078
  2. NSH Agimi Mishi, Gjakovë PEJ095;
  3. NSH Morava e Binçës, Gjilan, GJI037
  4. NTSH Rugova
  5. NSH UTVA Pejë,
  6. NSH Eurometal Ferizaj
  7. NSH Radusha Istog

Gjatë kësaj mbledhje Bordi me qëllim të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, parqe )  dhe projekteve të tjera në shërbim të qytetarëve, mori vendim për të hequr dorë nga disa prona, të cilat do të barten tek Komunat për të mirën publike pas miratimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Infrastrukturë

Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete

Published

on

A Fin Management LLC, kompania e Jared Kushner që është në negociata me qeverinë shqiptare për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e Sazanit, rezulton një perandori me 10 shifra. Pak ditë më parë, kompania e cila ndryshe njihet dhe si Affinity Partners, dorëzoi në Komisionin e Letrave me Vlerë të qeverisë amerikane, SEC, treguesit financiare të vitit 2023. Sipas tabelave, deri në 31 dhjetor të vitit të kaluar, asetet nën menaxhimin e kompanisë rezultojnë mbi 3 miliardë dollarë.

E themeluar më pak se tre vjet më parë, saktësisht në gusht të vitit 2021, Affinity ofron shërbime të menaxhimit të investimeve për disa fonde private. Sipas deklarimeve në SEC, aktualisht kompania menaxhon fondet e 6 klientëve duke i investuar ato në projekte fitimprurëse. Mes tyre është edhe Fondi Saudit i Investimeve Publike, që udhëhiqet nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, udhëheqësi faktik i Arabisë Saudite.

Resorti i Sazanit

Emri i Affinity Partners u bë i njohur për qytetarët shqiptarë muajin e kaluar, kur dhëndrri i Presidentit Donald Trump deklaroi në Bloomberg, se ishte afër finalizimit të një marrëveshje për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit dhe një hoteli në Beograd, investime të cilat do të kalonin vlerën e 1 miliardë dollarëve, transmeton Kapital.al

Në rastin e Sazanit, plani parashikon ndërtimin e një resorti të brandit AMAN, i cili njihet si një nga majat e luksit në industrinë e hotelerisë botërore. Bëhet fjalë për një brand hoteli, çmimet e të cilit fillojnë nga 1500 dollarë në natë dhe që sipas politikave të grupit nuk zbaton ulje as për periudhat jashtë sezonit për të ruajtur pozicionin e tij në majën e elitës së hotelerisë.

“Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 1400 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner për The Post duke e krahasuar Sazanin me Maldivet dhe duke e quajtur atë një nga vendet më të bukura që kishte parë.

Dhëndrri i Donald Trump zbuloi se në këtë sipërmarrje ambicioze ai ishte duke bashkëpunuar me biznesmenin shqiptar Shefqet Kastrati dhe djalin e tij, të cilët i quajti partnerë të ngushtë. “Ata na kanë ndihmuar të kuptojmë koston e ndërtimit dhe si të operojmë në nivel lokal”, tha zoti Kushner në një intervistë për New York Times.

I cilësuar si konglomerati më i madh i biznesit në Shqipëri, grupi Kastrati së fundmi është zgjeruar me investime edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vitin e kaluar, familja Kastrati bleu një hotel në seksionin Brickell të Miami për 55 milionë dollarë nga familja mbretërore e Katarit.

Por siç zbulon New York Times, lidhjet me familjes Trump dhe asaj Kastrati shkojnë përtej partneritetit në biznes. “Z.Kastrati konfirmoi se ka vizituar Mar-a-Lago, resortin dhe rezidencën familjarë të zotit Trump në Florida, në dhjetor 2022 me zotin Grenell dhe se gjithashtu ka takuar shkurtimisht zotin Trump kur ish-presidenti mbërriti teksa po darkonin,” shkroi Times./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mërgimtari nga Gjakova padit komunën dhe ministrinë, pretendon se objekti që iu ndërtua afër po ia cenon privatësinë

Published

on

Komuna e Gjakovës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë paditur nga një familje në qytetin e Gjakovës, e cila pretendon se këto dy institucione nuk ndërmorën masa për ta rishikuar ligjshmërinë e një leje ndërmore të lëshuar nga drejtoria e Urbanizmit në komunën e Gjakovës për një objekti në rrugën “Martirët Qerkezi”.

Ali Bajraktari, i cili ka mbi 30 vite që jeton në mërgim pretendon se privatësia e familjes së tij u cenua nga ndërtimi i këtij objekti, që sipas tij është ofruar 80 centimetra në pronën e tyre, shkruan Kallxo.com

“Ky objekt që është ndërtuar ngjitur me pronën tonë na e ka cenuar privatësinë. Pastaj mendoj se janë shkelur edhe normat e ndërtimit siç edhe shihet distanca mes objektit dhe parcelave tona është 0.80 centimetër, dhe kjo bie komplet ne kundërshtim me objekte që ndërtohen me disa kate. Tash oborri jonë nuk mundet me u shfrytëzu sepse na e ka zanë diellin dhe na i ka hap dritaret që na e cenon edhe privatësinë” – thotë Bajraktari.

Ai ka shtuar gjithashtu se që nga momenti që e ka kuptuar se ky objekt do ndërtohet tri kate dhe katin përdhese, ka bërë kërkesa të shumta ne institucione lokale e qendrore për ta rishikuar lejen e ndërtimit të këtij objekti, por askush nuk kishte reaguar ne kërkesat e tij.

“Kërkesat i kemi bërë në institucionet komunale që nga shtatori i vitit 2023, por nuk kanë reaguar. Gjithashtu tri kërkesa i kemi shkruar edhe Ministrisë se Ambientit, por as kjo e fundit nuk ka reaguar” – thekson Bajraktari.

Ai ka thanë po ashtu se ka kërkuar gjithashtu nga komuna dhe ministria që të shikohet se si ka mundësi që të shfrytëzohet komplet parcela për ndërtim, duke mos lënë as hapësirë gjelbërimi.

Pretendimet se ndërtimi i një objekti ka tejkaluar lejen e ndërtimit dhe ka cenuar privatësinë e fqinjëve aty afër, ka hapur disa padi civile për personat e institucione shtetërore, disa janë hedhur poshtë e disa pritet të marrin epilog në Gjykatë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!

Published

on

Zyrtarët komunalë të Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesit e kompanive ndërtimore kanë diskutuar për procedurat e lejeve ndërtimore e certifikatat e përdorimit të objekteve banesore.

Për procedurat e aplikimit të lejes së ndërtimit dhe për certifikatën e përdorimit është diskutuar në një punëtori në Gjilan.

Kjo është organizuar nga projekti i USAD-it me përfaqësues të kompanive të ndërtimit që ushtrojnë veprimtari në fushën e ndërtimit në Komunën e Gjilanit dhe me zyrtarë të drejtorive të Inspeksionit, Urbanizimit, Kadastrit dhe Pronës.

Ali Arifi, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se janë munduar të jenë sa më transparent.

Të gjitha kërkesat që i paraqesin palët e të cilët i plotësojnë kushtet trajtohen sipas afatit ligjor.

Sipas tij, nga 1 janari deri me 31 mars kemi pranuar 22 kërkesa për leje ndërtimore, derisa janë lëshuar 18 leje.

Ali Arifi, theksoi  se në vitin 2023 janë vendime për lejimin e ndërtimit apo leje ndërtimore ishin 116, derisa janë pranuar 143 kërkesa.

Më tej, Arifi  shtoi se vendime për dhënie të certifikatës në vitin 2023 ishin 3 nga 6 kërkesa, ku 2 kanë përfundim administrativ të pakompletuar dhe 1 është në proces.

“Shumica e banesave janë të banueshme pa certifikatë të përdorimit”, tha drejtori Arifi.

Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspeksionit, tha se sfidë mbetet mungesa e inspektorëve dhe stafit.

“Do të mundohemi që me krejt kapacitetet të mbulojmë terrenin e Komunës së Gjilanit”, tha Hyseni.

Drejtoresha Hyseni shtoi se për çdo etazhitet po kërkohen matjet gjeodezike për herë të parë.

Bekim Salihu, drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, tha se duhet angazhime adekut për inspektime  të përhershme.

Korab Dibra, specialist i Qeverisjes së Pronës  nga USAID- i, tha se qëllimi i punëtorisë është që bashkë me sektorin privat dhe me drejtoritë e Urbanizimit të diskutojmë çështjet që ndërlidhen me procesin e dhënies së lejeve ndërtimore dhe informatat që investitorët duhet t’i kenë deri në fazën e aplikimit për certifikata të përdorimit për objektet e ndërtuara.

Aktiviteti i USAID-it ‘Qeverisja e Pronës’ ka draftuar udhëzuesit për përmirësimin procesit të inspektimit të ndërtimeve – në përputhje me Ligjin e Ndërtimit dhe akteve tjera relevante./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending