Connect with us

Aktuale

AKP miratoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën 56 dhe disa qiradhënie

Published

on

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori disa vendime për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Bordi shqyrtoi raportin mujor te Menaxhmentit për periudhën paraprake duke përfshirë raportin mujor për NSH Brezovica e cila është nën administrim direkt, bordi më tej shqyrtoi raportin  përfundimtar të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Fondet në Mirëbesim të Agjencisë për vitin 2021 dhe Miratoi Planin për Zbatimin e Rekomandimeve të ZKA-së.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi disa kërkesa të Komunave për tërheqje të aseteve nga shitja SHAL 57 dhe udhëzoi menaxhmentin që edhe njëherë t’i njoftoj të gjitha Komunat e Kosovës ku planifikojmë shitje të aseteve, se kërkesat për tërheqje nga shitja duhet të pasohen me veprimet si në vazhdim: brenda afatit 2 mujor nga njoftimi, Komuna duhet të njoftoj AKP-në që Asambleja Komunale ka marrë vendim për shpalljen e zonës së interesit të përgjithshëm publik për asetin të cilin planifikon ta shpronësoj, dhe ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë përkatëse për të iniciuar procedurat për shpronësimin për secilin aset që ka shpreh interes publik Komuna përmes një vendimi të tillë. Ndërsa brenda një periudhë 6 mujore nga njoftimi, duhet të nxirret vendimi preliminar i shpronësimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe te njoftohet AKP.

Nëse këto afate nuk respektohen, AKP është e detyruar që këto asete ti rivendos në procedurat e tenderimit publik për shkak të strategjisë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së dhe obligimeve ligjore për realizimin e pagesave të 20% dhe kreditorëve.

Gjatë kësaj mbledhje bordi shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 56, miratoi listën e aseteve në likuidim për vendosje në tender publik për valën SHAL 58.

Gjithashtu miratoi transferin pronësor, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Kosovës të  Pronës së objekteve “Pallati i Mediave” Rilindja (N.SH të ndryshme) dhe toka e N.Sh Drithnaja (Zhitopromet) Prishtinë, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Kosovës. Miratoi transferin pronësor të pronës së lokalit “Barnatorja e Qytetit” Prishtinë PRN068, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Kosovës.

Më tutje Bordi miratoi  transferimin  pronësor, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme Qeveria e Republikës së Kosovës, të  Pronës, tokës dhe objektit të N.Sh “Banka e Lubjanës”  dhe një pjese të Objektit të N.SH “Metal Holding”.

Bordi gjithashtu miratoi largimin e ndërtesës (asetit) Kino Rinia 1 të NSH Kinema ABC nga regjistri i pronave të N.Sh Kinema ABC Prishtinë dhe nga Sistemi i Menaxhimit të Aseteve të NSH-ve. Amandamentoi  Vendimin e Bordit me nr. Ref.BD-56/14 për strategjinë e shpërndarjes së pjesshme për Listat e Punëtorëve të 20% duke zbritur afatin e mbajtjes së mjeteve rezervë nga 1 vit në 6 muaj, si dhe aprovoi raportin e Komisionit të Banesave për 15 banesa me të drejtën e shfrytëzimit.

Bordi gjithashtu shqyrtoi edhe aprovoi raportin  e Komisionit për Përcaktimin e Statusit për ndërmarrjen “Automakedonija” Shkup i cili përcakton këtë ndërmarrje si ndërmarrje në pronësi shoqërore si dhe miratoi  Rregulloren për rregullimin e lëndës arkivore, digjitalizimin dhe dorëzimin në Arkivin kompetent për Ndërmarrjet Shoqërore në procesin e likuidimit. Në këtë mbledhje u miratuan edhe  qiradhëniet e aseteve me tender publik për NSH-të në likuidim të datës 22.06.2022.

Në vijim Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore si në vazhdim:

  1. NSH Auto Prishtina , Prishtinë, PRN126
  2. NSH Dukagjini – Industry for construction material, Gjakovë, PEJ065
  3. NSH PRN028 NSH “19 Qershori”– korrigjim
  4. NSH GJI145 NSh Vet Station Gjilan
  5. NSH GJI158 NSh Ljuboten-Brick Factory

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending