Connect with us

Infrastrukturë

AKP ka inkasuar 7.5 milionë euro nga qiratë që nga fillimi i procesit të privatizimit

Published

on

Kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), Nazmi Mikullovci ka raportuar në komisionin për Buxhet, raportin financiar të kësaj agjencie.

Ai ka thënë se raporti i Auditimit ka tri të gjetura për AKP-në, dy të reja dhe një të trashëguar nga viti paraprak.

“Në statistika që ka ZKA, në vitin paraprak AKP ka pas pesë rekomandime që janë impelementu katër. Në do të bëjmë përpjekje me implementu edhe ketë pjesë ndonëse nuk varet vetëm prej AKP-së”, ka thënë ai.

Mikullovci ka thënë se vlera e të hyrave është 7,5 milionë euro nga qiradhënia që nga fillimi i procesit të privatizimit.

Mikullovci tutje ka folur për çështjen e kontratave dhe pagave. “Ne kemi marrë një masë serioze sa i përket kontratave, kanë qenë disa raste kur ka pasur rritje të pagës që nuk janë në rregullore”, ka thënë ai.Mikullovci është pyetur nga deputetët edhe për asetet që gjenden jashtë Kosovës, dhe ai tha se për këto asete ka pasur përpjekje nga AKP por mungojnë dokumentet.

“Trajtimi i aseteve jashtë Kosovës është një përpjekje që duhet të bëhet edhe me institucione tjera”, kanë thënë nga AKP.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në rend dite ka pasur edhe shqyrtimin e raportit vjetor financiar të KQZ-së dhe KOSTT, të cilat janë shtyrë për mbledhjen e radhës.Kryetari i komisionit, Armend Mehaj tha se kjo për shkak se KOSTT ka kërkuar edhe një javë kohë, ndërsa kryesuesi i KQZ ndodhet në një udhëtim zyrtar./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pompa e derivateve në Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin!

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin.

Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetjet ë derivateve.

Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Aprovohet programi me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për sektorin e energjisë të Kosovës

Published

on

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

KRU Prishtina “dallavere” me pagesat e pranuara nga konsumatorët

Published

on

Paraqitja e pasqyrave financiare, pasqyra e pozicionit financiar duhet të prezantoj pozicionin financiar në datën e raportimit, duke prezantuar gjendjen e aktiveve, detyrimit si dhe kapitalin neto, mbi bazën e të dhënave kontabël në po të njëjtën datë.

Kompania në regjistrat kontabël ka të regjistruar një shumë financiare prej 712,872€ e cila ishte krijuar si rezultat i pagesave të konsumatorëve të ndryshëm ndër vite.

Ne kemi vërejtur se kompania nuk ka dhëna të sakta lidhur me klientët/konsumatorët e tillë dhe si rrjedhojë kjo vlerë ishte regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo kishte ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky është një problem i bartur që nga fillimi i vitit 2003, kur ka filluar të mbahet në analitikë gjendja e konsumatorëve.

Mos identifikimi i klientëve të cilët kanë paguar në llogari të kompanisë, rritë rrezikun që obligimet e konsumatorëve ndaj kompanisë të mos jenë të sakta, dhe klientët të paguajnë më shumë apo më pak sesa është borxhi faktik.

Rekomandimi i Zyrës së Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë, që janë marrë veprimet e duhura për të identifikuar konsumatorët, paratë e të cilëve janë grumbulluar në llogarinë “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme” dhe zbritjet e llogarive të arkëtueshme t’i alokohen secilit klientë/konsumatorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending