Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, nga 83 raste aktualisht është në pritje për dëbim dhe do të ballafaqohet veçanërisht me përsëritjen e ri-uzurpimit të pronave, por me një numër ma të vogël të kërkesave për ri uzurpim.
Pengesa më e madhe për kthimin e të drejtës pronësore personave të zhvendosur në përgjithësi është gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme në vend.
Në raste të ri-uzurpimeve të paligjshme, Agjencia ka kompetencë të kryejë dëbimet e dyta.
Mirëpo, meqenëse mandati i AKKVP-së nuk ofron një alternativë të qartë mbi zgjidhjen e kontestit apo ndërmjetësimin para vendosjes, mundësitë e AKKVP-së që të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme janë të kufizuara.
Në të njëjtën kohë, Agjencia gjithashtu ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë bashkëpunimin e mëtutjeshëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në mënyrë që të rris numrin e procedimeve penale të riuzurpuesve serik si çështje që kërkon veprim më të shpejtë të organeve të zbatimit të ligjit, prokurorive ose gjykatave, shkruan në Planin e Punës së vitit të kaluar të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe verifikim të Pronës.
Në sajë të angazhimit të Agjencisë në këtë drejtim dhe gjithashtu bashkëpunimit të ngushtë të institucionet relevante, numri i ri[1]uzurpimeve ndër vite ka filluar të bie dhe vështruar në këtë aspekt për shembull në vitin 2014 kemi pasur 40 raste të ri-uzurpimeve, në vitin 2015, kishim 157 raste në vitin 2016 ishte 212, ne vitin 2017 ishte 133, ndërsa në vitin 2018 ishin 17 raste.
Gjithashtu, vlen të ceket se edhe numri i rasteve të riuzurpimeve pas riposedimit të pronës ndër vite ka filluar të bie dhe vështruar në këtë aspekt për shembull në vitin 2015 kemi pasur 7 rast të riuzurpimeve pas riposedimit të pronës, në vitin 2016 ishin 5, në 2017 ishin 2 dhe në vitin 2018 ishin 2 raste. 11 | F a q e Në anën tjetër, pas rekomandimeve të Avokatit të Popullit Nr.551/2017 për vazhdim të zbatimit nga Agjencia të këtij mjeti juridik, edhe pas dëbimeve të dyta, Qeveria ka iniciuar amendamentin e Ligjit.
Dëbimet në Regjionin e Mitrovicës/Komunat e Veriut
Procesi i dëbimeve në Regjionin e Mitrovicës përkatësisht në komunat e pjesës, nëse i bëjmë një vështrim kronologjik, ishte dhe vazhdon të jetë shumë i vështirësuar për shkak të situatës politike dhe tensioneve të vazhdueshme.
Si rezultat i kësaj, nga gushti i vitit 2011 deri në mars të vitit 2014 nuk ishte ekzekutuar asnjë dëbim.
Në mars të vitit 2014, dëbimet në këtë pjesë filluan pas shumë bisedimeve me Policinë e Kosovës. Që atëherë e deri në fund të vitit 2018, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, janë ekzekutuar gjithsej 20 dëbime.
Agjencia gjatë kësaj periudhe ka pasur të planifikuara ekzekutimin e shumë dëbimeve tjera por që janë anuluar për shkaqe të bazuara në procedurat e aplikueshme si rrjedhojë e përmbushjes së obligimeve ligjore të palëve apo për shkaqe tjera.
Sa për ilustrim, vetëm në vitin 2018 është anuluar ekzekutimi i 51 dëbimeve për shkaqe të ndryshme. Për shembull, në 37 raste është anuluar ekzekutimi për shkak të pagesës së qirasë, 5 raste janë anuluar për shkak të lirimit vullnetarisht të pronës; në 5 raste për shkak se pronari ka hy në posedim të pronës, (prona është shitur apo është mbyll rasti); 4 raste janë pezulluar për shkaqe të ndryshme: (palët ishin në negociata, premtimi i tyre se do t’i përmbushin obligimet ose do ta lirojnë vullnetarisht)./Media Ndërtimi.