Connect with us

Infrastrukturë

A janë ndërtesat publike efiçiente në Kosovë?

Published

on

Në emisionin “Kallxo Përnime” ku po debatohet për “Uljen e faturave të rrymës” është diskutuar nëse ndërtesat publike në vend janë efiçiente ose jo.

Shyhrete Abazi-Osmani, zyrtare për energji të efiçiencës në Drejtorinë e Urbanizimit, në Komunën e Prishtinës ka thënë se kjo komunë nuk ka të dhëna të sakta nëse objektet private në kryeqytet janë efiçiente ose e kundërta.

Ajo ka thënë se mund të flas vetëm për objektet publike të cilat iu janë nënshtruar procesit të rinovimit, e që këtu përfshihen disa Qendra të Mjekësisë Familjare, disa spitale, çerdhe e disa shkolla.

Mirëpo, ajo nuk ka dhënë ndonjë numër të saktë, ndonëse ka thënë se nuk është numri i madh.

“Ne kemi disa lista, disa të dhëna për objekte publike të komunës së Prishtinës të cilat iu janë nënshtru procesit të renovimit, për ato mund të flas. Nuk janë numër i madh, janë disa QMF, disa spitale, çerdhe, disa shkolle, por numri i tyre nuk është shumë i madh”, është shprehur Abazi-Osmani.

Abazi Osmani ka treguar, se në bazë të rregulloreve të reja, Komuna e Prishtinës do e ketë mundësinë e menaxhimit përmes rregulloreve për inspektim më të lehtë për të parë nëse objektet janë ose jo efiçiente./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Ndërtimet me eurokodet e reja, “Do përballojnë tërmete deri në 8 ball”

Published

on

Ndërtimet e reja do të projektohen për të përballuar tërmet mbi 8 ballë.

Siamziologët janë duke përgatitur hartën e re sizmike, mbi të cilën do të dalin eurokodet, që do të bazohen projektuesit.

Ndryshe nga hartat e mëparshme, harta e re nuk do të jetë e ndarë në zona, por e unikuar për të gjithë Shqipërinë.

“Hartat e re sizmike ka përfshirë një numër më të madh ngjarjesh historike tërmetore përfshirë dhe atë të durrësit, dhe vlerat e reja do të jenë të më të larta se ato ekzistuese, të cilat janë për tërmete mbi 8 ballë, ndërtimet në shqipëri do të jenë me të sigurta”, tha sizmologu Edmond Dushi.

Ekspertët vlerësojnë se projektet deri më tani janë mbi bazë të eurokodeve, ndaj theksin e vënë tek kontrrollet gjatë zbatimit.

“Tërmetet e fortë janë të pranishëm në vendin tonë, inxhinerët tanë e bëjnë detyrën e tyre,, mendoj që është imediate që ne të rrisim kontrrollin në procesin e ndërtimit, ajo që ndodhi në tërmetin efundit në turqi, tregoi faktin se atje është abuzuar shumë në procesin  e ndërtimit dhe ne duhet ta kemi në qendër të vemëndjes në këtë aspect që të mbrohemi nga tërmetet”, theksoi eksperti Llambro Duni.

Shqipëria aktualisht konisiderohet në aktivtitet sizmik. Për të diskutuar mbi risitë e në fushën e sizmiologjisë , ekspertë nderkobëtar dhe shqiptar janë mbledhur  në një simpozium shkencore./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Rrugët elektrike mund të zvogëlojnë madhësinë e baterisë së automjetit

Published

on

Një studim i ri nga Universiteti i Teknologjisë Chalmers në Suedi sugjeron se ndërtimi i të ashtuquajturave “rrugë elektrike” lejon që madhësia e një baterie makine të reduktohet deri në 70%.

Disa vende, duke përfshirë Suedinë, Danimarkën dhe Gjermaninë, po testojnë nëse sistemi rrugor elektrik (ERS) mund të përdoret për të elektrizuar rrjetet rrugore.

Një ERS ngarkon automjetet në lëvizje me sythe induksioni të vendosura brenda ose pranë rrugës, ose me tela katenare të varura mbi rrugë.

Të gjitha këto metoda nënkuptojnë se automjetet nuk kanë nevojë të parkohen për të karikuar dhe rrjedhimisht ka më pak nevojë për bateri të mëdha automjetesh.

Përkrahësit e idesë ERS pohojnë se ajo do të kapërcejë “ankthin e rrezes” – shqetësimin e ndjerë nga drejtuesit e automjeteve elektrike për distancën që automjeti i tyre mund të kalojë përpara se bateria të duhet të ngarkohet.

Tani studiuesit nga Chalmers kanë përdorur të dhëna nga mbi 400 makina pasagjerësh për të studiuar modele reale të drejtimit në pjesë të ndryshme të rrugëve kombëtare dhe evropiane suedeze.

Ata kanë përdorur të dhënat për të llogaritur, ndër të tjera, madhësinë e baterisë që nevojitet për të përfunduar të gjitha udhëtimet, duke pasur parasysh opsionet e mundshme të karikimit – stacionare kundrejt ERS – modelet e karikimit dhe kostot totale duke përfshirë infrastrukturën dhe bateritë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr hua nga Banka Botërore për Regjistrimin e Pronave

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është përfituese e Projektit për Regjistrimin e Pronës në Kadastër dhe për Infrastrukturë Gjeohapësinore, huamarrje kjo nga Banka Botërore në kuadër të cilët projekt janë paraparë shumë aktivitete për implementim.

Me qëllim të koordinimit të progresit të aktiviteteve të projektit REGIP, sot u mbajt takimi online midis përfaqësuesve të projektit nga Banka Botërore dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Përveç koordinimit të progresit të aktiviteteve  të këtij projekti të planifikuara për vitin 2023, u diskutuan edhe çështje tjera kryesisht rreth ri-strukturimit të këtij projekti dhe sfidat për realizimin me sukses të këtyre aktiviteteve.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore u zotuan për përkrahje të mëtutjeshme dhe AKK u zotua për implementim të aktiviteteve sipas planit të paraparë me theks të veçantë për aktivitetet e këtij projekti që janë pjesë e Planit Zhvillimor Kombëtar./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending