Connect with us

Aktuale

80 vjetori i arkitektit Franco Purini solemnizohet me ekspozitë në Romë

Published

on

Për të solemnizuar ditëlindjen e tetëdhjetë të Franco Purinit, një prej arkitektëve më të njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar midis anëtarëve të OAR, Casa dell’Architettura në Romë do të presë ekspozitën duke përfshirë një seri të gjatë vizatimesh dhe homazhe kushtuar atij dhe, që përkojnë me momentin e inaugurimit, një ngjarje gjatë së cilës do të flasin disa arkitektë tradicionalisht më të afërt me të, si dhe vetë Maestro.

Ekspozita e titulluar “Arti Simpozium/Arkitektura mbi Franco Purinin”, e përbërë nga disa vizatime dhe piktura të realizuara nga arkitektë dhe artistë të ndryshëm, u kurua nga Ruggero Lenci dhe u botua në një katalog për llojet e Gangemi Editore.

Gjatë pasdites do të shfaqet një PoëerPoint me sekuenca imazhesh që gjurmojnë karrierën e arkitektit Purini – duke kujtuar momentet e tij kryesore, vizatimet, librat, projektet dhe realizimet – dhe do të shfaqen gjithashtu segmente të filmit të realizuar për Bienalen e Venecias. .

Gjatë konferencës do të shfaqen punimet e pranishme në katalogun e ekspozitës, të cilat do të mund të blihen në librarinë e Urdhrit. Koordinues i aktivitetit: Luca Ribichini, Kryetar i Komisionit të Kulturës së Shtëpisë së Arkitekturës.

Franco Purini është një arkitekt, eseist dhe profesor universiteti italian. Ai ka projektuar shumë ndërtesa në Itali./Media Ndërtimi.

Aktuale

Vazhdon aksionin i prokurorisë për verifikimin e ndërtimeve në Brezovicë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën me dije se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftim.

Një aksion i ngjashëm ishte zhvilluar edhe më datën 4 gusht.

Inspektorët kishin dalë në terren për identifikimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Aktuale

Në Han të Elezit protestohet kundër rritjes së çmimeve të çimentos

Published

on

Në Han të Elezit është protestuar për të kundërshtuar ngritjen e çmimeve të çimentos.

Dhjetëra kamionë kanë marrë pjesë në protestë, duke lëshuar boritë e tyre si shenjë kundërshtimi për këtë rritje.

Naim Mahmutaj, përfaqësues i Shoqatës së Betonjerkave të Kosovës, tha se kjo ngritje është bërë drastike dhe e papërballueshme.

“Jemi mbledhur sot në këtë tubim të qetë për të shprehur kundërshtimin dhe shqetësimin tonë të thellë lidhur me ngritjen e vazhdueshme të çmimit të çimentos. Siç jeni të informuar së fundmi, nga fabrika e çimentos “SharrCem” për ngritje të sërishme të çmimit të çimentos për 17.81 euro për ton, duke përfshirë TVSH-në, që do të hyjë në fuqi nga data 08.08.2022. kjo është ngritja e tretë e çmimit të çimentos brenda këtij viti. Meqenëse nga data 1 janar deri më sot, çmimi i çimentos është ngritur nga 82.01 euro për ton, në 129.80 euro për ton” tha ai.

Mahmutaj gjithashtu përmendi edhe shqetësimet e kësaj shoqate.

“Shqetësimet tona janë: ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos, mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje, ngritja në mes të sezonit të punës, ngritja pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër kohor”.

Protesta ishte e qetë dhe pa incidente./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Kërkohet të hetohet ngritja e çmimit të çimentos në Kosovë, vendet e origjinës nuk e kanë rritur çmimin!

Published

on

Kërkohet të hetohet ngritja e çmimit të çimentos në Kosovë, vendet e origjinës nuk e kanë rritur çmimin!

Çmimi i një toni beton në Kosovë është rritur për 60 euro, në treg kushton 150 euro

Prodhuesit e betonit në Kosovë i janë drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër ku i ankohen për ngritjen e çmimit të cementit, si lëndë e parë për prodhimin e betonit.

Ata thonë se çmimet janë të papërballueshme meqë nga janari kanë pësuar rritje të madhe.

“Ndryshimet vetëm në vitin aktual janë të papërballueshme për mbarëvajtjen e procesit të punëve tona si prodhues dhe të gjithë sektorit të ndërtimtarisë, kjo pasi që nga janari që ishte çmimi 90 euro për ton në këtë moment ka arritur deri në 150 euro për ton”, thuhet ndër të tjera në letër.

Gjithashtu, ata kanë thënë se derisa kanë kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime më të vogla, kjo po iu shkakton humbje, raporton Nacionale.com.

Kërkojmë nga autoriteti i konkurrencës që të hetojë këtë dukuri pasi që sipas informacioneve që kemi ne si tregtarë, fabrikat e cementit në vendet e origjinës nuk e kanë ngritur çmimet, por ngritja e çmimeve është duke ndodhur vetëm në Kosovë”.

“1.2 milionë tonë me ndryshim në çmim prej 60 euro për ton, 72 milionë euro ndryshim që konsiderojmë se i fitojnë prodhuesit e cementit dhe tregtarët e cementit në dëm të prodhuesve të betonit dhe sektorit të ndërtimtarisë. Poashtu, marrë parasysh që kemi kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime të volitshme, kjo po bëhet e papërballueshme dhe do të na shkaktojë humbje”, thuhet më tutje në letër.

Në fund, ata thonë se nëse nuk ndërmerren masa për këtë çështje nga qeveritarët, do t’iu duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending