Connect with us

Infrastrukturë

6 vite burgim ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për rrënimin e aneksit të ‘ABI Çarshisë’

Published

on

Gjykata e Prizrenit vendosi të martën që t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë dy nga gjashtë zyrtarët e kësaj komune nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Rasti i rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë” sipas Prokurorisë ka ndodhur më 19 dhe 21 korrik të vitit 2019, kur i dëmtuari Irfan Fusha kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Ish kryeinspektori Islam Thaçi së bashku me inspektoren Jetmire Vrenezi janë dënuar me nga 3 vite burgim dhe 2,000 euro gjobë secili veç e veç.

Ndërkaq, Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, janë liruar nga akuzuat.Ky vendim është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga kryetarja Kymete Kicaj me anëtarët Raima Elezi dhe Refki Piraj.

Sipas Prokurorisë, Islam Thaçi në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Vrenezi dhe Egzona Morina- Thaçi inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë mundësuar kundërligjshëm realizmin e rrënimit të aneks-objektit “Abi Çarshia” në Prizren.

Aktakuza më tej sqaron se rrënimi kishte ndodhur duke e pasur të ditur faktin se i dëmtuari Irfan Fusha veçse e kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim të aneksit./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Grupi francez i ndërtimit Eiffage blenë kompaninë gjigante në tregun energjetike

Published

on

Grupi francez i ndërtimit Eiffage ka blerë EQOS, një kompani të madhe evropiane në tregun e infrastrukturës energjetike.

EQOS, i cili operon kryesisht në Gjermani dhe Austri, është i specializuar në fushën e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, telekomunikacionit dhe hekurudhave.

Kompania gjeneroi të ardhura prej 459 milionë euro (490 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2023. Eiffage ka blerë 100% të biznesit përmes Eiffage Énergie Systèmes.

Ai tha se marrëveshja do ta lejonte atë të zhvillohej në tregun e fuqishëm të infrastrukturës energjetike të Gjermanisë, për të cilin tha se është një sektor në rritje qendror për tranzicionin energjetik dhe dixhital.

Marrëveshja është vendosur të finalizohet më vonë këtë vit, duke iu nënshtruar miratimit nga autoritetet evropiane të konkurrencës.

Eiffage Énergie Systèmes tashmë operon në Gjermani me katër filiale në sektorët terciar dhe industrial: Elomech, Schwarz dhe Grantz, Nat dhe Salvia Group, me një total prej pothuajse 3,000 punonjësish dhe të ardhura prej 630 milionë euro (673.4 milionë dollarë amerikanë) në 2023./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kur do të përfundojë rruga “Lah Nimani” në Mitrovicë?

Published

on

Veturat, kalimtarët e sidomos fëmijët që frekuentojnë rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë po përballen me vështirësi gjatë kalimit nëpër të.

Rruga “Lah Nimani”, e cila filloi të ndërtohet në vitin 2023, mbeti e papërfunduar akoma dhe bëri që në këtë zonë të bëhet një ‘kaos’ i madh.

E kur ka reshje atmosferike, pasojat po i vuajnë edhe pronarët e bizneseve.

“Dëmtimi i makinave, dëmtimi i bizneseve që i kemi aty përreth. Na faktiksisht prej që ka fillu kjo gjendje kaotike dëmtimi i biznesve  ka ra për 80% poshtë. Pastaj rruga, balta. Para tri dite kam hasur në ata gropën, në atë ‘shahtën’ aty, natën mezi shihet ajo aty. Edhe për fëmijët është katastrofë. Shkojnë krejt me baltë në shkollë”- ka thënë Fetih Rexhepi për Kallxo.com.

Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ka thënë për Kallxo.com se kjo rrugë pritet të përfundojë më 24.11.2024.

“Afati i përfundimisht është më 24.11.2024 brenda këtij viti, mirëpo shpresoj shumë që me rezultatet që i kemi nga terreni të përfundojnë brenda afatit kohor. Nuk është zvarritë, nuk është vonu. Është në afatet kohore, komplet infrastrukturës me të gjitha mjetet që ia përcjell duke pasur parasysh sistemin kabllor nëntokësor, sistemin e rrjetit të kanalizimit, rrjetin e ujësjellësit dhe ndriçimit”- ka thënë Tmava për Kallxo.com.

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohen projektet për ndërtimin e çerdheve ne lagjen Mati 1 dhe Kolovicë

Published

on

Të martën, Komuna e Prishtinës ka prezantuar projektin e ndërtimit të çerdheve ne lagjen Mati 1 dhe Kolovicë.

“Një çerdhe e projektuar mirë nuk ka të bëjë vetëm me estetikën;  ka të bëjë me krijimin e një mjedisi që mbështet zhvillimin holistik të fëmijëve.

Kryeqyteti ka aplikuar një praktikë të re të konkurseve ndërkombëtare për të përfituar nga ekspertiza globale.

Po ashtu, sikur edhe me iniciativën Ide për Prishtinës, kemi hapur ekspozitën për qytetarët që të shohin nga afër projektet e propozuara.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending