Connect with us

Infrastrukturë

400 mijë euro jep Ministria e Infrastrukturës për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në zonën e Orllanit

Published

on

Ditë më parë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se në takim me kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Sokol Xhafa, është diskutuar për projektin ku gjatë këtij viti janë planifikuar 400 mijë euro nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në zonën e Orllanit.

Po ashtu, 60 mijë euro do të ndahen nga Komuna e Podujevës në zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në zona të tjera.

“Gjatë këtij viti janë të planifikuara 400 mijë euro investime nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në zonën e Orllanit, si komunë i kemi te planifikuara 60 mijë në zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në zona të tjera.”, deklaroi kryetari Bulliqi./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Në qershor të vitit 2024 do të skadojë licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj. Ndonëse terminali ka bërë kërkesë për ri-licencim në kohë, Komisioni për shqyrtim dhe vlerësimin e kërkesës ende nuk ka shkuar në këtë Terminal dhe ende nuk ka asnjë përgjigje. Në ankesën e kompanisë “Fitorja” thuhet se nëse do të mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga Serbia dhe shtete e tjera, të cilat e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me 95 për qind.

Ankesa e kompanisë “Fitorja”, peticionet dhe letrat e plota të Agjentëve Doganorë dhe bizneseve drejtuar kryeministrit Albin Kurti, por nga Qeveria e Kosovës nuk janë përgjigjur për KosovaPress.

Për këtë është deklaruar për KosovaPress, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili thotë se kjo çështje mbetet brenda Komisionit përkatës, dhe shton do të trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera.

Aliu thekson se pretendimet nga ana e kompanisë dhe ato të Komunës së Ferizajt, do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave.

Megjithëse, terminali ka bërë kërkesë për ri-licencim në kohë, komisioni për shqyrtim dhe vlerësim të kërkesës ende nuk ka shkuar në këtë Terminal dhe me ç’rast nuk ka përgjigje. Në ankesën e kompanisë “Fitorja” thuhet se nëse do të mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga Serbia dhe shtete e tjera, të cilat e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me 95%. Megjithatë për këtë, Aliu thotë se duhet të ketë veprime që promovojnë zhvillimin ekonomik të vendit, dhe jo të dëmshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Grupi francez i ndërtimit Eiffage blenë kompaninë gjigante në tregun e infrastrukturës energjetike

Published

on

Grupi francez i ndërtimit Eiffage ka blerë EQOS, një kompani të madhe evropiane në tregun e infrastrukturës energjetike.

EQOS, i cili operon kryesisht në Gjermani dhe Austri, është i specializuar në fushën e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, telekomunikacionit dhe hekurudhave.

Kompania gjeneroi të ardhura prej 459 milionë euro (490 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2023. Eiffage ka blerë 100% të biznesit përmes Eiffage Énergie Systèmes.

Ai tha se marrëveshja do ta lejonte atë të zhvillohej në tregun e fuqishëm të infrastrukturës energjetike të Gjermanisë, për të cilin tha se është një sektor në rritje qendror për tranzicionin energjetik dhe dixhital.

Marrëveshja është vendosur të finalizohet më vonë këtë vit, duke iu nënshtruar miratimit nga autoritetet evropiane të konkurrencës.

Eiffage Énergie Systèmes tashmë operon në Gjermani me katër filiale në sektorët terciar dhe industrial: Elomech, Schwarz dhe Grantz, Nat dhe Salvia Group, me një total prej pothuajse 3,000 punonjësish dhe të ardhura prej 630 milionë euro (673.4 milionë dollarë amerikanë) në 2023./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kur do të përfundojë rruga “Lah Nimani” në Mitrovicë?

Published

on

Veturat, kalimtarët e sidomos fëmijët që frekuentojnë rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë po përballen me vështirësi gjatë kalimit nëpër të.

Rruga “Lah Nimani”, e cila filloi të ndërtohet në vitin 2023, mbeti e papërfunduar akoma dhe bëri që në këtë zonë të bëhet një ‘kaos’ i madh.

E kur ka reshje atmosferike, pasojat po i vuajnë edhe pronarët e bizneseve.

“Dëmtimi i makinave, dëmtimi i bizneseve që i kemi aty përreth. Na faktiksisht prej që ka fillu kjo gjendje kaotike dëmtimi i biznesve  ka ra për 80% poshtë. Pastaj rruga, balta. Para tri dite kam hasur në ata gropën, në atë ‘shahtën’ aty, natën mezi shihet ajo aty. Edhe për fëmijët është katastrofë. Shkojnë krejt me baltë në shkollë”- ka thënë Fetih Rexhepi për Kallxo.com.

Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ka thënë për Kallxo.com se kjo rrugë pritet të përfundojë më 24.11.2024.

“Afati i përfundimisht është më 24.11.2024 brenda këtij viti, mirëpo shpresoj shumë që me rezultatet që i kemi nga terreni të përfundojnë brenda afatit kohor. Nuk është zvarritë, nuk është vonu. Është në afatet kohore, komplet infrastrukturës me të gjitha mjetet që ia përcjell duke pasur parasysh sistemin kabllor nëntokësor, sistemin e rrjetit të kanalizimit, rrjetin e ujësjellësit dhe ndriçimit”- ka thënë Tmava për Kallxo.com.

Continue Reading

Trending