Connect with us

Aktuale

30 përqind të familjeve në Kosovë gjysma e të hyrave u shkon në pagesën e kësteve mujore të kredive

Published

on

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka paralajmëruar për rrezikun e mbingarkesës me borxh të ekonomive familjare në Kosovë.

Siç thonë ata, me rritjen e vazhueshme të kreditimit nga ekonomitë familjare, e veçanërisht në kohën e fundit, kur bankat janë duke lëshuar më shumë kredi, ajo paralajmëron se është rritur edhe më shumë rreziku i mbingarkesës me borxh të familjeve dhe pamundësisë së tyre për t’i paguar këstet mujore.

Në një publikim të BQK-së, rreth “Ngarkesës me borxh të ekonomive familjare në Kosovë”, të publikuar në këtë muaj, ata vlerësojnë se ngarkesa me borxh e ekonomive familjare gjithnjë e më shumë po paraqet rrezik direkt në qëndrueshmërinë e borxhit të ekonomive familjare dhe në stabilitetin e sistemit financiar si tërësi.

Sipas tyre, ngarkesa e akumuluar e borxhit mund të shkaktojë edhe pasoja të tjera të mirëqenies sociale të huamarrësve duke rritur kështu ndjeshmërinë e tyre ndaj rrezikut të varfërisë dhe përjashtimit social.

Në bazë të raportit, me ç’rast BQK-ja ka marrë për studim gjithsej 1,805 mostra, mbingarkesa me borxh për huatë varion nga 27.4 përqind, kur merren për bazë vetëm të hyrat e huamarrësit, ndërsa bie në 11.7 përqind kur merren për bazë të hyrat e gjithë njësisë familjare. Mbingarkesa nënkupton rastet kur niveli i borxhit mujor vetëm për huatë, tejkalon 50 përqind së të hyrave mujore./Media Ndërtimi

Aktuale

Gjeologu italian për tërmetin në Turqi: Toka lëvizi tri metra në disa dhjetëra sekonda

Published

on

Carlo Doglioni, kreu i Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ka bërë disa deklarata befasuese në lidhje me tërmetin me magnitudë 7.7 që goditi Turqinë dhe epiqendra e të cilit ishte Kahramanmaraş.

Dhe duke folur për mediat italiane, Carlo Doglioni raportoi se “toka u zhvendos 3 metra”, pas tërmetit në Turqi, deklaratë që është publikuar edhe nga mediat turke, përcjell Telegrafi.

Deklarata vjen nga Italia, nga ku, pas tërmetit është lëshuar edhe paralajmërimi për cunami ndërsa në jug të Italisë është bërë deklarata “mos iu afroni plazheve” – por që autoritetet italiane e hoqën pas pak kohësh, transmeton Telegrafi.

I njohur si numri një i institucionit dhe një nga figurat më të njohura në vend, shkencëtari tha: “Ky rajon është një rajon me aktivitet shumë të lartë sizmik. Turqia lëvizi 3 metra në pak sekonda në vijën e thyerjes prej 150 kilometrash”.

“Ndodhi që ajo që ne e quajmë pllaka arabe të lëvizte rreth 3 metra përgjatë një drejtimi verilindje-jugperëndim në lidhje me pllakën e Anadollit”, ka thënë ndër tjerash ai.

Edhe Carlo Doglioni konfirmoi pamundësinë për të bërë parashikime.

“Për fat të keq, ne ende nuk jemi në gjendje të parashikojmë tërmetet”, shpjegoi gjeologu për Sky TG24.

Dhe më pas ai shtoi: “Por këto imazhe dramatike, të tmerrshme na kujtojnë se është thelbësore të jemi të vetëdijshëm se mund të ketë një tërmet dhe se prandaj duhet të ndërtojmë në një mënyrë antisizmike. Parandalimi është arma e parë kundër tërmeteve. Edhe nëse një ditë do të mund t’i parashikojmë, gjëja më e rëndësishme do të jetë të kemi shtëpi të sigurta”.

Continue Reading

Aktuale

ZRRE paralajmëron shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike

Published

on

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka paralajmëruar shqyrtim të tarifave të reja të energjisë elektrike për vitin 2023.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu para Komisionit parlamentar për Ekonomi tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.

Mirëpo, ai nuk dha detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike.

“Aktivitet për të cilën shumicën e vëmendjes e merr ZRRE-ja për çdo vit, është paraparë që të bëhet shqyrtimi i tarifave të energjisë elektrike dhe termike për vitin 2023, si një proces i rregullt, për të cilën ZRRE-ja e bën për çdo vit, për dy operatorët dhe për furnizuesin e rregullt që është KESCO”, tha Zejnullahu.

Duke paraqitur planin e punës për vitin 2023, ai është shprehur se prioritet gjatë këtij viti është edhe rritja e konkurrencës në sektorin e energjisë , por edhe tregu i përbashkët me Shqipërinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Murati njofton procedimin e ligjit që mundëson faljen e tatimit në pronë

Published

on

Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se janë shumë shpejt do të procedohet ligji që do të mundësoj që të zbritjen e tatimit në pronë prej 100 euro. Ai ka treguar edhe për ndryshimet që po bëhen në funksionimin e Doganave dhe Administratës Tatimorë të Kosovës (ATK).

Janë deklaratat e Muratit ku flet për mënyrën se si do të falet tatimi në pronë dhe ndryshimet e kodit të akcizës dhe ligjin për ATK dhe doganave.

“Sa i përket kësaj çështje, unë prej ditës së parë e kamë thënë. Ka vullnet nga ana e Komunave, ne do ta procedojmë ligjin e ri i cili do të përmbaj edhe dispozitën, pra që të zbritet nga faturat tatimet tatimore e sivjetshme shuma deri në 100 euro. Pra kjo gjë është thënë dhe po bëhet. Shumë shpejt do ta dërgojmë edhe për konsultime të brendshme fillimisht e pastaj edhe për konsultime publike , projektligjin e ri që do të mundësoj këtë gjë  dhe është me rëndësi që të gjinden sa më shumë mënyra që të lehtësohet jeta e qytetarëve”, ka thënë Murati.

“Ne çka kemi bërë është kodi akcizave dhe ligji për ATK-në. Këto janë ligje që e rregullojnë funksionimi i doganave dhe funksionimin e ATK-së , nuk kanë të bëjnë me politikat fiskale, siç edhe kam parë që është raportua në disa media . Këto janë ligje të cilat rregullojnë funksionimin e dy institucioneve që janë dogana dhe ATK. Nuk ka ndryshim të ligjit për TVSH. TVSH-ja rregullohet me ligjin për TVSH ne çka po bëjmë është ligji për procedurat dhe ATK dhe ligji për Doganave. Pra që rregullon funksionimin e këtyre dy institucioneve”, ka thënë Murati./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending