Connect with us

Aktuale

20 mijë € kompenzim kërkojnë nga Drejtoria e Urbanizmit në Istog, kthehet në plotësim ekspertiza e gjeodezisë

Published

on

Gjykata Themelore në Pejë ka kthyer në plotësim, ekspertizën e gjeodezisë të punuar nga eksperti Bushat Gashi, në kontestin ku paditësit Xhevat dhe Lirije Miranaj po kërkojnë nga të paditurat Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër e Mbrojtje të Mjedisit dhe Komuna e Istogut, kompensim dëmi në vlerë 18 mijë e 950 euro, lidhur me shpronësimin e pronës.

Propozimin që ekspertiza e lartcekur të kthehet në plotësim e ka dhënë në seancën e së premtes, përfaqësuesi i të paditurës, Komunës së Istogut, avokati Adem Avdijaj, pas sqarimit të ekspertit të gjeodezisë Bushat Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Eksperti i gjeodezisë Gashi, ka dhënë sqarimet e tij lidhur me ekspertizën e punuar me shkrim, i cili fillimisht deklaroi se qëndron në tërësi pranë ekspertizës së punuar me shkrim.

Gashi, duke iu referuar evidencës kadastrale, ka deklaruar se sipas kërkesës është bërë ndarja e dy trojeve mbi rrugë dhe pjesa e trekëndëshit nën rrugë, duke shtuar se sipas regjistrit të terrenit, pjesa e rrugës mban sipërfaqen prej 219 metra katrorë, ndërsa pjesa nën rrugë, respektivisht trekëndëshi mban sipërfaqen prej 160 metra katrorë.

“Kjo ndarje nuk hyn në laborantin kadastral, ngase palët për këtë ndarje nuk kanë aplikuar”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, për këtë rast Gjykata e Apelit më 30 prill 2020, ka nxjerrë aktvendim me të cilin rastin e ka kthyer në rivendosje, pasi që fillimisht Gjykata Themelore në Pejë, dega në Istog, me aktvendimin me numër C.nr.356/2013 të 18 prillit 2016, e kishte aprovuar si të bazuar padinë e paditësve.

Sipas padisë së ushtruar më 26 dhjetor 2013, në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Istog, thuhet se e paditura e parë Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit arbitrarisht dhe pa asnjë mbështetje ligjore lejon ekzekutimin e ngastrës kadastrale me numër 7/14 dhe të njëjtën me dhunë e shndërron në rrugë publike, ngastër kjo që ka bashkëpronar Xhevat Miranaj dhe të ndjerin R.M, tani me trashëgimtare Lirije Miranaj.

Në padi thuhet se, të paditurat nuk ua kanë bërë me dije paditësve faktin se pse të njëjtit janë shpronësuar dhe kush ua paguan shpronësimin arbitrar.

Andaj mbi këtë bazë, paditësit Xhevat dhe Lirije Miranaj me parashtesën mbi precizimin e padisë të 23 marsit 2016, po kërkojnë nga ana e Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Istog, që të detyrohen të paditurat që atyre t’ua kompensojnë dëmin material në vlerë prej 18 mijë e 950 euro, si dhe shpenzimet procedurale

 

Aktuale

Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci

Published

on

Përmes këtij reagimi, institucionet e Kryeqytetit përgënjeshtrojnë pretendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vonesat e shkaktuara nga organet e Kryeqytetit për t’u pajisur me kushtet ndërtimore për ndërtesën e Ministrisë.

Më tutje, sqarojmë se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar sepse i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike, i cili është i domosdoshëm për lëshimin e kushteve ndërtimore.

Përndryshe jemi të habitur me aftësinë dhe kohën që gjen një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’u marrë me gjendjen shëndetësore të familjarëve dhe pushimet personale të stafit të Kryeqytetit./Media Ndërtimi

Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!

Continue Reading

Aktuale

INDEP shënon Ditën e Tokës përmes aktivitetit Atelie 2024

Published

on

INDEP sot, më 22 Prill për të shënuar Ditën e Tokës ka organizuar aktivitetin Atelie 2024 me nxënësit e Shfmu “Mihal Grameno” Fushë Kosovë. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Të rinjtë për një të ardhme të qëndrueshme”.

Nxënësit e shkollës prezentuan në panair veprat e tyre artistike të realizuara me materiale të ricikluara. Për pesë nga punimet më të dalluara janë ndarë çmime. Qëllimi i këtij aktiviteti është të ndërgjegjësoj të rinjtë e kësaj komune rreth ndotjes së ambientit si dhe të rrisë vetëdijen mbi ripërdorimin dhe riciklimin e materialeve.♻️

INDEP së bashku me Milieukontakt Albania do të punojnë në #BashkitëLushnje dhe #FushëKosovë për përmirësimin e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga #BashkimiEvropian dhe zbatuar nga #UNDP./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Festivali të Arkitekturës dhe Dizajnit ‘Concéntrico’, shënon edicionin jubilar në Spanjë

Published

on

Nga 25 prilli deri më 1 maj 2024, në qytetin spanjoll Logroño, Concéntrico përgatitet për edicionin e tij të 10-vjetorit. I parashikuar si një soditje e ndryshimit të mjediseve urbane dhe një mundësi për të ndarë njohuri rreth këtyre proceseve, Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Dizajnit të këtij viti përfshin formate të reja për të angazhuar një audiencë më të gjerë dhe për të eksploruar kohën si një katalizator për ndryshimin në dizajnin urban dhe social.

Festivali zgjeron programin e tij, duke shfaqur 21 instalime nga dizajnerë të 20 kombësive të ndryshme, përveç disa nismave dhe eksplorimeve të tjera.

Instalacionet urbane përfaqësojnë ndoshta aspektin më të dukshëm dhe më tërheqës të festivalit, duke eksploruar temën përmes dizajnit dhe duke synuar të gjenerojë ndërveprime midis arkitektëve dhe publikut më të gjerë. Që nga viti 2015, festivali ka krijuar mbi 120 instalime urbane.

Këtë vit, arkitektët dhe projektuesit e ftuar propozojnë një shumëllojshmëri të gjerë qasjesh, nga rinatyrëzimi i hapësirave publike, tek riinterpretimi i metodave popullore, ripërdorimi i materialeve nga botimet e mëparshme, krijimi i eksplorimeve përmes lëvizjes ose sfidimi i konceptit të strehimit. Eksploroni listën e plotë të instalimeve urbane të ardhshme të përgatitura për këtë edicion.

Edicionet e mëparshme të festivalit mirëpritën ndërhyrje nga dizajnerë të njohur dhe të ardhshëm, duke përfshirë Studio Ossidiana, Tudor Vlāsceanu Architect, Rintala Eggertsson Architects ose Piovenefabi. Duke hapur biseda rreth komunitetit dhe identiteteve lokale, si dhe çështjeve të përfshirjes, ndryshimit të përkufizimeve të familjeve apo sfidave të ekologjisë, festivali përfaqëson një mundësi për eksplorim përmes dizajnit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending