Prokurim Publik

Ish-shef i Prokurimit në Komunën e Gjilanit akuzohet se kundërligjshëm solli 80 mijë euro përfitime ndaj dy operatorëve

Published

on

Eksperti financiar, Riza Blakaj, ka deklaruar që është bërë tejkalimi i vlerës së paraparë me kontratë rreth 79,999.70 euro, në rastin ku Salih Kqiku, ish-shef i Prokurimit në Komunën e Gjilanit, po akuzohet se i shkaktoi dëm kësaj komune, duke i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror operatorëve ekonomik “Elektring” dhe “Engrup – Edona”.

Këtë deklarim Blakaj e bëri gjatë seancës së të enjtes në Gjykatën Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca gjyqësore ka vazhduar me dëgjimin e ekspertëve financiar Riza Blakaj dhe Bashkim Uka, të cilët kanë deklaruar që si grup ekspertësh kanë përpiluar ekspertizën sipas aktvendimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Eksperti Blakaj tha se ekspertiza financiare është përgatitur në grup ndërsa si kryesues i grupit është përpiluar nga i njëjti me pëlqimin e anëtarëve të tjerë.

“Në pjesën e ekspertizës mendim dhe konstatim janë paraqitur të dhënat lidhur me kontraktimin për tenderët e përfshirë në këtë lëndë dhe atë tenderin me numër GI 651 13 108 221 me titull “Mirëmbajtja e ndriçimit publik nëpër fshatrat e komunës së Gjilanit” vlera e të cilit sipas kontratës kornizë ka qenë 55, 558.00 euro në nivel vjetor që për tri vite bëjnë 166,674.00 euro , lidhur me këtë tender është dhënë konstatimi për personat përgjegjës për implementimin e tij si dhe tejkalimin  vlerës së paraparë me kontratë e cila është 79,999.70 euro”, ka deklaruar eksperti Blakaj.

Ai shtoi se për kontratën kornizë të lidhur me numër të prokurorit GI 651 15 004 221, me titull “Hartimi i projekteve kryesore në Komunën e Gjilanit”, vlera e të cilës ka qenë 18.364,54 euro, lidhur me këtë është dhënë sqarimi për personat përgjegjës për implementimin e tij si dhe për tejkalimin e vlerës së kontratës.

Salih Kqiku akuzohet edhe për kontratën “Hartimi i projekteve kryesore në Komunën e Gjilanit Lot II”, e lidhur mes Komunës së Gjilanit dhe kompanisë “Engrup – Edona” e cila kontratë ka qenë trevjeçare, e që ka tejkaluar vlerën në shumë prej 278 mijë e 438 euro e 21 centë, duke dëmtuar Komunën e Gjilanit e duke i diskriminuar operatorët e tjerë potencial.

Për këto veprime, sipas dispozitivit të parë dhe të dytë të aktakuzës, Kqiku akuzohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryesi i së cilës dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version