Connect with us

Aktuale

13 asete të AKP-së janë ende me masë të përkohshme ndalese, Qeveria bllokoi shitjen e ndërmarrjeve

Published

on

Në tërësi, të pa përmbyllura kanë mbetur gjithsej edhe 13 shitje të aseteve 12 prej të cilave janë me Masa të Përkohshme ndalese nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme dhe për 1 shitje tjetër po i presim dokumentet pronësore nga komuna e Gjakovës, është fjala për Njësinë 62 në SHAL 53: “Parcela nr.952 në ZK Cërmjan”, shkruan në raportin vjetor të Agjencisë së Privatizimit.

Gjatë vitit 2020/2021 nuk është arritur të mbahen shitjet e aseteve ashtu siç janë planifikuar.

Me vendimin e pranuar nga Qeveria e Kosovës me datë 23 mars 2020, AKP-së i është kërkuar të mos vazhdohet me shitjet e aseteve përmes likuidimit. Pra, gjatë vitit 2020 është mbajtur vetëm një valë e shitjes së asteve.

Pak javë pasi Albin Kurti mori drejtimin e Qeverisë iu adresua Bordit të AKP-së që të mos hapë valë të reja të privatizimit pasi që ato janë në kundërshtim me vendimet në fuqi

“E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Ju bëj me dije se një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë sonë vazhdon të mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrjedhimisht, brenda kësaj kornize do të trajtohet edhe sfidimi eventual i bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.”, kishte deklaruar kryeministri Kurti.

Agjencia është e autorizuar për administrimin, duke përfshirë autorizimin për shitjen, transferimin dhe/ose likuidimin e ndërmarrjeve dhe aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore.

Për realizimin e këtij misioni, Agjencia mban dhe administron secilën ndërmarrje dhe asete (nën mandatin e saj) në mirëbesim dhe në të mirë të pronarëve dhe kreditorëve të tyre, si dhe bënë shitjen e tyre, transferon ose likuidon ndërmarrjet dhe asetet në përputhje me ligjin.

Gjatë vitit 2020 kanë filluar procedurat e likuidimit dhe janë emëruar Autoritetet e Likuidimit për 36 Ndërmarrje Shoqërore gjegjësisht asete. Sipas procedurave të parapara me Ligj, janë bërë publikimet e  njoftimeve për kreditorët dhe pronarët e ndërmarrjeve në dy gazeta serbe, një në Serbi dhe një në Mal të Zi ndërsa në Kosovë publikimet janë bërë në portale sepse si rezultat i pandemisë globale Covid 19, gazetat nuk janë shtypur prej muajit mars 2020. Brenda afatit të paraparë ligjor për parashtrimin e kërkesave për këto ndërmarrje deri më 31 Dhjetor 2020 janë pranuar 279 kërkesa kreditore në Zyrat Rajonale përkatëse të AKP-së.

Në total, nga fillimi i tërë procesit deri në datën e raportimit janë gjithsej 567 Ndërmarrje Shoqërore për të cilat kanë filluar procedurat e likuidimit. Këto Ndërmarrje Shoqërore në likuidim janë administruar nga Autoritetet e Likuidimit (OShP me AKP-në) për NSh-të të cilat kanë asete sipas shtojcës së Ligjit nr. 04/L-034 – Ofruesin e Shërbimeve Profesionale./ Media Ndërtimi.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending