Connect with us

Infrastrukturë

1.5 milionë euro do të investohen në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Prishtinë

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati dhe Kryeshefi Ekzekutiv i N.P. “Termokos” z. Arsim Fetahu kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investime, e cila i mundëson N.P “Termokos” që të përfitojnë grant mbështetës në vlerë prej 1.5 milion euro.

Kjo marrëveshje parasheh financimin e përditësimit të planit të ngrohjes qëndrore, zhvillimin e dizajnit preliminar për zgjerimin e rrjetit, si dhe ofrimin e shërbimeve të tjera të nevojshme për implementimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes në kryeqytet. Kjo do të sigurojë pjesë të tjera të kryeqytetit të përfshihen në sistemin e ngrohjes qëndrore, duke ulur kostot për ngrohje gjatë dimrit dhe duke ngritur efikasitetin e sistemit të ngrohjes në vend.

Po ashtu, marrëveshja parasheh edhe hartimin e një plani për dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes në Prishtinë, i cili do të asistojë në avancimin e agjendës së, gjelbër krahas premtimeve të Qeverisë.

Me rastin e nënshkrimit, zv. Presidentja e BEI-së, znj. Lilyana Pavlova, është shprehur se “Si bankë e BE-së, ne synojmë të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor të rrisë sigurinë energjetike dhe të mbështesim dekarbonizimin e ekonomive lokale, që është thelbësore për përmbushjen e kushteve të konvergjencës për anëtarësim në BE. Kjo asistencë teknike do të ofroj një plan për të siguruar qëndrueshmëri të sektorit të energjisë në Prishtinë dhe ndër të tjera do të përmirësoj kushtet e jetesës së njerëzve në Kosovë falë shërbimeve më efikase të ngrohjes që do të ofrohen me çmime të përballueshme.”

Ministri Murati me këtë rast vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me BEI si një nga partnerët kyç për të avancuar reformën e sistemit të energjisë dhe agjendën e gjelbër në përgjithësi. Ai theksoi se kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë, duke qenë se rritja e efikasitetit të sistemit të ngrohjes dhe zgjerimi i saj do ta bëjnë më të përballueshme dhe më kualitative jetën e qytetarëve, sidomos gjatë muajve të dimrit, duke ulur edhe ndotjen që i shkaktohet ambientit nga përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me Programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar drejt sigurimit të menaxhimit të drejtë dhe profesional të ndërmarrjeve publike në vend./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Një kompania me ofertën mbi 26 mijë euro, rekomandohet ta ndërtojë rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë!

Published

on

Komuna e Prishtinës e ka rekomanduar për kontratë një kompani me ofertë mbi 26 mijë euro më shumë se sa vlera të cilën e kishte parashikuar për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 500 mijë euro.

Ndërsa, për tender është rekomanduar kompania  “Gërlica” Sh.p.k, me ofertën prej 526 mijë e 736 e 83 euro.

Të gjithë operatorët ekonomikë kanë ofertuar me çmime mbi vlerën e parashikuar prej 500 mijë eurove.

Më e lira ka qenë kompania e rekomanduar, “Gërlica”, raporton Kallxo.com.

Njoftimi për kontratë është publikuar më 3 mars 2022.

Ndërsa, njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar pesë muaj më vonë, saktësisht më 4 gusht 2022.

Lloji i procedurës së përdoruar në këtë tender është ajo e kufizuar.

Rruga “Nekibe Kelmendi” fillon në rrugën Prishtinë – Gjilan (M25.2) dhe vazhdon në drejtim të Pallatit të Drejtësisë.

Gjatësia e saj është 2,098.57 metra ndërsa gjerësia është rreth 5 deri në 5.5 metra.

Në raportin teknik thuhet se rruga ekzistuese është rrugë mjaft e dëmtuar.

Sipas Komunës së Prishtinës, ka dëmtime në shtresën qarkulluese si dhe në bazën e saj.

Aty përshkruhet se asfalti është mjaft i dëmtuar.

Më tej thuhet se bankinat nga dheu, largimi i ujerave atmosferike bëhet në sipërfaqe dhe nuk ka kanalizim atmosferik./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Furnizimi me ujë 24 orë në bregdetin shqiptar do të arrihet vitin 2025

Published

on

Gjithçka përcaktohet në programit buxhetor afatmesëm 2023 – 2025, duke zgjatur edhe me 2 vjet objektivin e përcaktuar në programin 2022 – 2024, ku synohej që furnizimi me ujë pa ndërprerje në bregdet të arrihej në vitin 2023.

Ndërkaq, programi i ri specifikon se mesatarja e orëve të furnizimit me ujë të pijshëm në rang kombëtar parashikohet të rritet në 14 orë në ditë në 2024, nga 12.5 orë në ditë që është aktualisht.

Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm në zonat urbane parashikohet të rritet me 1%, duke arritur në  95% në vitin 2025, ndërsa për zonat rurale parashikohet të arrijë në 62% në vitin 2025 nga 59% që është aktualisht, raporton SCAN tv.

Në fakt, zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve përmes një portofoli të investimeve publike dhe përmirësimit rrënjësortë menaxhimit të shoqërive aksionere të ujësjellës kanalizimeve është renditur si një prej prioriteteve kryesore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë që, shpenzimet buxhetore për furnizimit me ujë dhe kanalizime parashikohet të rriten përgjatë periudhës afatmesme.

Për vitin 2022, buxheti i akorduar për këtë program është 14.2 mld lekë, ndërkohë që sipas programit buxhetor afatmesëm për vitin 2023 parashikohet një rritje në 15 mld lekë.

Për vitin 2024 shpenzimet buxhetore për furnizimin me ujë dhe kanalizime parashikohet të jenë 17.2 mld lekë, ndërkohë që 2025-ën parashikohet një rritje në 20 mld lekë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Kompanitë kosovare lejohen të konkurrojnë për tenderin e autostradës Shkup-Prishtinë

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hapur ofertën për tender ndërkombëtar për autostradën e shumëpërfolur Shkup-Prishtinë.

Data e parashikuar e fillimit të prokurimit është data 17.10.2022 dhe aty mund të marrin pjesë edhe kompanitë nga Kosova, të cilat tashmë janë prezentë në projektet infrastrukturorë në Maqedoninë e Veriut.

“Prokurimi në kuadër të këtij projekti do të kryhet duke përdorur Portalin E-Prokurimit të Klientit të BERZH-it (ECEPP). Nëse keni ndërmend të merrni pjesë në ndonjë prokurim sipas këtij projekti, ju lutemi sigurohuni që të jeni regjistruar në ECEPP.

Subjektet e dokumentuara do të njoftohen drejtpërdrejt kur të publikohen mundësitë e prokurimit”, thuhet në njoftimin paraprak të këtij tenderi.

Vlera totale e parashikuar e projektit është 186,700,000.00 euro per rreth 12 km.

Nënseksioni i mbetur prej 2 km nga Kryqi i Bllacës deri te vendkalimi Kufitar Bllacë me Republikën e Kosovës financohet nga buxheti i qeverisë maqedonase dhe aktualisht është në ndërtim e sipër.

Sipas dosjes së tenderit, projekti do të bashkëfinancohet nga një grant investimi prej 20.8 milionë euro të siguruar nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Trending