Connect with us

Ndërtim

1.2 milionë m² në 6 muaj, rekord sipërfaqe për leje ndërtimi në Tiranë

Published

on

Sipërfaqja që është dhënë për leje ndërtimi në Tiranë ka arritur një nivel rekord në 6 muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të INSTAT, në kryeqytet, për periudhën janar- qershor 2022 është dhënë një sipërfaqe prej gati 1.2 milionë metra katror, me një rritje prej 45% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja ka ardhur nga sipërfaqja e lartë që u dha në tremujorin e parë prej 800 mijë metrash katror. Ndërsa në 3 mujorin e dytë ritmet u ngadalësuan dhe u dhanë 388 mijë metra katror leje, që gjithsesi ishin 4% më të larta sesa e njëjta periudhë e një viti më parë, raporton Revista Monitor.

Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi i korrespondon një vlere prej 42 miliardë lekë, apo rreth 350 milionë euro. Ndërtimet janë përqendruar në kryeqytet. Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve që u dhanë në Tiranë ishte 70% e totalit.

Pas Tiranës vendin e dytë e zë Durrësi, me një sipërfaqe lejesh prej 260 mijë metra katror, me dyfishim në raport me 6 mujorin e parë 2021, ose 15% të totalit.

Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2022 janë miratuar gjithsej 339 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 347 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2021, duke shënuar një rënie prej 2,3%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2022, është 661.945 m 2, nga 544.127 m 2 miratuar në tremujorin e dytë 2021, duke shënuar një rritje prej 21,7%.

Në tremujorin e dytë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 25,9 miliardë lekë, nga 23,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2021, duke shënuar një rritje prej 12,1%./Media Ndërtimi.

 

 

Ndërtim

Danimarka nderon punëtorët që humbën jetën në ndërtimin e stadiumeve të Katarit

Published

on

Futbollistët danezë nuk do të kenë me vete familjarët dhe bashkëshortet në Botërorin e Katar.

Një zgjedhje kjo e ndërmarrë në të njëjtën linjë me pozicionimin që ka marrë prej kohësh Federata Daneze në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut në vendin që do të organizojë turneun.

“Nuk duam të kontribuojmë në rritjen e përfitimeve të Katarit dhe për këtë arsye kemi reduktuar sa më shumë të jetë e mundur numrin e personave që do të jenë në këtë udhëtim”, bënë të ditur nga Federata për të përditshmen “Ekstra Bladet”.

Në ditët e shkuara, Hummel, sponsori teknik i kombëtares daneze, prezantoi fanellat që lojtarët do të veshin në Botëror. Në njërën prej tyre me qëllim janë zbehur simboli dhe logot, pasi, siç u shpjegua, “danezët nuk duan që fanellat e tyre të jenë të dukshme në një turne që u ka kushtuar jetën mijëra personave”, ndërkohë që fanella e tretë do të jetë e gjitha e zezë, në shenjë zie për të gjithë punëtorët që kanë humbur jetën duke punuar për ndërtimin e stadiumeve të Botërorit.

Sipas disa statistikave, 6,500 punëtorë migrantë kanë vdekur duke ndërtuar kantierin e Kupës së Botës 2022

Ndërtimi i vendeve për Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar filloi menjëherë pasi vendit të vogël të Lindjes së Mesme iu dha evenimenti në dhjetor 2010. Që atëherë, më shumë se 6,500 punëtorë ndërtimi migrantë kanë vdekur, sipas një raporti nga The Guardian që mori çuditërisht pak. vëmendje.

Për të ndërtuar shtatë stadiume të reja, një aeroport të ri, dhjetëra hotele dhe një qytet krejtësisht të ri që do të presë finalen e Kupës së Botës, vendi punësoi punëtorë nga, mes vendeve të tjera, India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka. Në 10 vitet që nga fitimi i ofertës së diskutueshme, mesatarisht 12 punëtorë nga këto pesë vende kanë vdekur në javë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Bechtel ka nevojë për furnizues për ndërtimin e digës shqiptare prej 600 milionë euro

Published

on

Bechtel dhe UK Export Finance (UKEF) po zhvillojnë një panair furnizuesish në fund të këtij muaji në një përpjekje për të gjetur furnizues në Mbretërinë e Bashkuar për projektin e hidrocentralit të Skavicës në Shqipëri.

Me taksapaguesit britanikë (nëpërmjet UKEF) që sigurojnë përfshirjen e kontraktorit amerikan Bechtel në projektin të Shqipërisë prej 600 milion euro, Bechtel-it i kërkohet t’u bëjë disa punë furnitorëve britanikë (ose të paktën furnitorëve me një zyrë të regjistruar në MB, pavarësisht nga vendbanimi aktual).

Projekti 210 MW Skavica përfshin ndërtimin e një dige rregulluese në lumin Drin në Shqipëri. Projekti po zhvillohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), prodhuesi dhe furnizuesi publik i 75% të energjisë elektrike në Shqipëri.

Bechtel po kërkon të takojë kompani në Mbretërinë e Bashkuar që janë të interesuara për të mbështetur ekzekutimin e projektit dhe kanë aftësitë në fushën e inxhinierisë civile, strukturore ose mekanike dhe/ose pajisjeve të ndërtimit.

Një panair furnizuesish po mbahet më 20 dhe 21 tetor 2022 në 1 Great George Street (shtëpia e Institutit të Inxhinierëve Civilë), Londër SW1P 3AA./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Publikohen pamjet nga Ura e madhe e Kukësit, Rama e quan spektakël mbresëlënës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po bëhet në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën tha se nuk kanë lënë përqeshje pa i bërë kur e ka prezantuar projektin në 3D.

Rama në një postim në Facebook e ka quajtur spektakël mbresëlënës inxhinierik.

“Mirëmëngjesi…. dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending