Connect with us

Aktuale

​Protestojnë punëtorët e auto-shkollave, kërkojnë të fillojnë punën

Published

on

Punëtorët e auto-shkollave me rreth 100 vetura, kanë protestuar sot para Ministrisë së Infrastrukturës për shkak se kjo ministri nuk po u mundëson që të mbahen provimet. Kërkesë të vetme ata kanë kthimin në punë. Ky aksion u organizua nga Federata e Auto-shkollave të Kosovës, ku të gjitha automjetet defiluan nga Fakulteti Teknik deri te Ministria e Infrastrukturës.

Organizatori i kësaj proteste, Milaim Kërqeli thotë se përmes kësaj protestë po kërkojnë të dinë arsyen se përmes kjo veprimtari nuk mund të vazhdoj punën ende.

Ai thotë se në ministritë përgjegjëse kanë bërë kërkesa të vazhdueshme por kanë hasur në vesh të shurdhër.

Kërqeli thotë se janë dëmtuar shumë dhe se do protestojnë derisa t’u lejohet të punojnë.

“Arsyeja e protestës është mos lejimi i punës sonë do thotë qe gati 4 muaj po bëhen. Nuk dimë ndonjë arsye duhet organet ministri i Infrastrukturës, Shëndetësisë, duhet të na tregojnë arsyen pse na nuk duhet të punojmë. Derisa punojnë taksitë , autobusët me 50 veta, derisa punojnë kafeterit, cila është arsye që ne nuk punojmë më i sigurt është një i ri me qëndrua 90 minuta në veturë me neve sesa me ndenjur në kafeteri ku janë 200 veta njëri me tjetrin…Derisa nuk na lejojnë me punua ne do protestojmë nuk ka mbetur gjë tjetër ”, theksoi Kërqeli.

Instruktoi më i vjetër në Kosovë i cili vjen nga qyteti i Prizrenit, Hamit Hazeraj thotë se sot iu ka bashkangjitur kolegëve të tij, pasi që ky sektor nga qeveritë e Kosovës ndër vite ka mbetur manga.

Derisa thotë se punën duhet ta fillojë edhe kjo lëmi, për këtë ai këshilloi të merren praktikat më të mira për auto-shkollat.

“Vërtetë po shoh pakënaqësi tek njerëzit që nuk po punojnë, atëherë pakënaqësi se qeveritë tona prej pas luftës janë ndërrua si buka pa pjek nuk kanë arritur me u pjekur hiq, nuk kanë ditë çka me bo njëra duke e ndërrua tjetrën edhe kjo degë kanë mbetur shumë mangu..Le të zgjidhet ky problem le të merren standardet më të mira të auto-shkollave le të ketë kualitet më të mirë“, tha ai.

Edhe Sanije Bytyqi instruktore thotë se përmes kësaj punë kërkesë të vetme kanë kthimin në punë. Sipas saj, humbjet për gati 4 muaj që nuk kanë punuar u kanë shkaktuar humbje të mëdha.

“Përgjigje nuk kemi marr nuk kemi fillua me punua ende kemi mbetur pa punë deri tash, kemi probleme edhe me kandidat të cilët janë regjistruar po kërkojnë me filli punën, disa po kërkojnë edhe me ua kthye paret e dhëna, pagesat po duhet m i kthye kështu që është një pakënaqësi shumë e madh. Është edhe një kohë e gjatë 3 muaj e gjysmë që nuk kemi punuar atëherë po kërkojmë vetëm me fillua punën.. Për tre muaj e gjysmë dëmtimet janë shumë të mëdha përderisa ne mbajmë familje me auto-shkolla, kemi punëtorë që duhet me i pagua edhe ata si kemi pagua, kemi qira që duhet me i pagua”, tha Bytyqi.

Auto-shkollat në Kosovë edhe në fillimit të këtij muaji pasi filloi implementimi i fazës së tretë të masave lehtësues, kanë protestuar dhe kanë kërkuar t’u lejohet të punojnë.

Aktuale

Festivali të Arkitekturës dhe Dizajnit ‘Concéntrico’, shënon edicionin jubilar në Spanjë

Published

on

Nga 25 prilli deri më 1 maj 2024, në qytetin spanjoll Logroño, Concéntrico përgatitet për edicionin e tij të 10-vjetorit. I parashikuar si një soditje e ndryshimit të mjediseve urbane dhe një mundësi për të ndarë njohuri rreth këtyre proceseve, Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Dizajnit të këtij viti përfshin formate të reja për të angazhuar një audiencë më të gjerë dhe për të eksploruar kohën si një katalizator për ndryshimin në dizajnin urban dhe social.

Festivali zgjeron programin e tij, duke shfaqur 21 instalime nga dizajnerë të 20 kombësive të ndryshme, përveç disa nismave dhe eksplorimeve të tjera.

Instalacionet urbane përfaqësojnë ndoshta aspektin më të dukshëm dhe më tërheqës të festivalit, duke eksploruar temën përmes dizajnit dhe duke synuar të gjenerojë ndërveprime midis arkitektëve dhe publikut më të gjerë. Që nga viti 2015, festivali ka krijuar mbi 120 instalime urbane.

Këtë vit, arkitektët dhe projektuesit e ftuar propozojnë një shumëllojshmëri të gjerë qasjesh, nga rinatyrëzimi i hapësirave publike, tek riinterpretimi i metodave popullore, ripërdorimi i materialeve nga botimet e mëparshme, krijimi i eksplorimeve përmes lëvizjes ose sfidimi i konceptit të strehimit. Eksploroni listën e plotë të instalimeve urbane të ardhshme të përgatitura për këtë edicion.

Edicionet e mëparshme të festivalit mirëpritën ndërhyrje nga dizajnerë të njohur dhe të ardhshëm, duke përfshirë Studio Ossidiana, Tudor Vlāsceanu Architect, Rintala Eggertsson Architects ose Piovenefabi. Duke hapur biseda rreth komunitetit dhe identiteteve lokale, si dhe çështjeve të përfshirjes, ndryshimit të përkufizimeve të familjeve apo sfidave të ekologjisë, festivali përfaqëson një mundësi për eksplorim përmes dizajnit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Auditohet procesi i lejeve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës për periudhën 2021-2023

Published

on

Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është duke realizuar auditimin e performancës “Procesi i lejeve të ndërtimit në komunën e Prishtinës” për periudhën 2021-2023.

Auditimi do të vlerësojë nëse komuna e Prishtinës përdori në mënyrë efektive dhe efikase mekanizmat që sigurojnë së ndërtimet e larta janë në përputhje me planifikimet hapësinore, nëse komuna përdori mekanizmat në dispozicion për të siguruar se janë lëshuar certifikatat e përdorimit e që përbëjnë vërtetim të cilësisë dhe sigurisë së ndërtesave për përdorim.

Duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm të ndërtimeve të larta në komunën e Prishtinës dhe sigurimin e kushteve sa më cilësore të banimit, Zyra Kombëtare e Audimit përmes këtij auditimi do të vlerësojë gjendjen aktuale me qëllim të përmirësimit të procesit të lejeve të ndërtimit dhe pajisjes me certifikata të përdorimit në Komunën e Prishtinës.

Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson se është me interes për publikun vlerësimi i procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit që nga planifikimi e deri të lëshimi i certifikatave të përdorimit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante

Published

on

Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, e hapur nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë. Zyrtarë nga KIESA thonë se në tri kategori të ndryshme, pritet t’i kenë rreth 400 përfitues të granteve, ndërsa vlera totale e mbështetjes është 2.5 milionë euro.

Grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 1.7 milion euro, Grant-skema për certifikimin e produkteve, në vlerë prej 500 mijë euro, dhe Grant-skema për digjitalizimin e bizneseve në vlerë prej 300 mijë euro, janë tri thirrje për aplikim nga KIESA, për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Zef Dedaj, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se qëllimi i kësaj mbështetjeje është që të nxitë bizneset për të kontribuuar në ekonominë qarkore dhe për të digjitalizuar bizneset e tyre. Ai thotë se bizneset e udhëhequra nga gratë dhe ato me synim punësimin e grave, do të kenë përparësi më shumë.

“Këtë vit te makineria presim t’i kemi rreth 70 – 80 përfitues, te certifikimi 25 deri në 300, te digjitalizimi i bizneseve rreth 100 kompani përfituese. Kur flasim për grant-skemat e dy viteve të fundit, te digjitalizimi, nga 64 përfitues kemi pasur 34 biznese femra, nga 70 që i kemi pasur për makineri vitin e fundit 9 apo 10 prej tyre kanë qenë të udhëhequra nga femrat. Kriteret bazë të udhëzimit administrativ duhet t’i plotësojnë të gjithë, e në këtë rast kur flasim për biznese të udhëhequra nga gratë, ato kanë pikë më shumë. Dua të theksoj se mjaft shpesh kemi biznese të udhëhequra nga gratë që janë prezentë në panaire”, tha ai.

Ater Arifi, nga Prizreni, ka 23 vjet që merret me artizanate të ngjyrosjes dhe dizajnit. Duke folur për Radio Kosovën, ajo thotë se përkrahjet nga komuna dhe ministria u ndihmojë që të ecin përpara drejt zhvillimit.

“Qe 23 vjet i mësoj gratë në kurse për ngjyrosje në dru, pëlhurë, xhama, stoli dhe prodhim të sapunëve bio. Deri më tash i kemi trajnuar mbi 15 gra që tashmë kanë marrë këtë profesion, e për këtë na ka përkrahur komuna me drejtoritë, grante prej ministrisë dhe shumë gra janë punësuar në Prizren. Kursi zgjat dy muaj, janë teknika të ndryshme. Këto panaire na ndihmojnë shumë. Kemi marrë subvencion para dy vitesh dhe jemi shumë të kënaqur”, theksoi ai.

Edhe Zejxhan Celina, një filigraniste nga Prizreni, thotë se ka biznes individual që merret me stoli filigrani të kombinuar me perla.

“Përfitojmë grante e subvencione, por nuk na japin para për të blerë materialë, ato i jepen për inventarë p.sh makina, tavolina e të tjera. Grantet i marrim vetëm një herë, sepse dy tavolina apo makina nuk na duhen. Organizojmë kurse të ndryshme dhe duhet të aplikojmë për subvencione, sepse Prizreni është një vend që ka shumë turistë dhe duhet ta zgjerojmë kapacitetin e punës dhe ta profesionalizojmë edhe më shumë. Në panaire ne njohim njerëz, shohim produktet tona sepse jo gjithkush ka mundësi t’i shoh”, tha ajo.

Ndryshe, përveç këtyre tri grant-skemave, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pritet të lansojë edhe tri grant-skema të reja për zhvillim të inovacionit, turizmit dhe artizanateve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending