Connect with us

Featured

​Ministri Lekaj kërkon që Kosova të pranohet në rrjetin evropian të tahografëve  

Published

on

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka thënë se ministria që ai drejton është duke bërë gjithçka të mundur që infrastruktura në Kosovë të jetë e modernizuar.

Ai, këto deklara t ka bërë në takimin vjetor të 13 ministrave të SEETO-s për Zhvillimin e Rrjetit Bërtham dhe Gjithëpërfshirës të TEN-T në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka këruara nga institucionet e Bashkimit Evropian që të  gjejnë një zgjidhje në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në rrjetin evropia të tahografëve Tahonet.

“Pronarët e mjeteve transportuese të regjistruara në Kosovë duhet t’i kthejnë tahografët digjital në ata manual, për shkak të heqjes nga përdorimi i tahografëve manual dhe aplikimit vetëm të atyre digjital nga 1 janari 2018, Tahografët digjital mund të aplikohen vetëm nga shtetet anëtare të Agjencionit Evropian për Transport (AETR). Republika e Kosovës për momentin nuk mund të anëtarësohet në këtë organizatë për shkak të pengesave të natyrës politike nga Republika e Serbisë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet relevante të Bashkimit Europian të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme dhe të pranueshme për palët me qëllim të trajtimit të qytetarëve të vendit tonë në menyrë të barabartë dhe të shmangies së dëmtimit të tyre për shkak të agjendave politike”, ka thënë ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Ministri i Infrastruktrës, Pal Lekaj ka thënë se ministria që e drejton është e interesuar që të bëjë gjithçka që është e mundur për realizimin e këtyre projekteve të infrastrukturës së transportit, ashtu që të kemi një infrastrukturë moderne, e cila do të jetë si urë lidhëse e vendit tonë me vendet e rajonit, duke u integruar kështu në Rrjetin Evropian të Transportit, duke marr në konsideratë ngritjen në maksimum të sigurisë, zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimin e transportit multi modal, hapjen e tregut të transportit për operatorët vendorë, rajonal dhe ndërkombëtarë, si dhe integrimin e Kosovës në rrjetin rajonal dhe atë evropian të transportit.​

Në adresimin para të pranishmëve, ministri Lekaj ka prezantuar punën që po bënë Kosova në fushën infrastrukturore.

“Do të fillojë me realizmin e segmentit rrugor të Autoudhës Rruga R7 – nga Nishi (Serbi)- Merdare- Prishtinë (Kosovë)-Durrës (Shqipëri) për pjesën që kalon nëpër territorin e Republikës së Kosovës. Me sukses dhe me standarde më të larta janë ndërtuar dhe përfunduar segmentet e Autoudhës R7, Morinë – Gjurgjicë (Lidhja me N9) – Bresje deri në Besi. Gjithashtu  Ministria e Infrastrukturës ne bashkëpunim më ËBIF-in dhe EIB-në , ka filluar Plotësimin e Studimit të Fizibilitetit dhe Ndikimit Mjedisor si dhe të Projektit Preliminar për segmentin Besi – Merdare ( Kufiri me Serbinë) me qëllim të finalizmit të të gjitha segmenteve në kuadër të Autoudhës Rruga R7. Vlenë të përmendet gjithashtu edhe ndërtimi i Autoudhës, Rruga R6 Prishtinë- Shkup, ku pritet që deri në fund të këtij viti do të përfundon ndërtimi i segmentit prej 40 km dhe përfundimi i saj është paraparë të bëhet në fund të vitit 2018”, ka thënë Lekaj.

Ai, ka thënë se të dy këto segmente të Autodhëve R6 dhe R7 janë storie të suksesit sepse janë pjesë e Rrjetit Bërtham dhe Gjithëpërfshirës të TEN-T në Ballkanin Perëndimor të cilat ndihmojnë në bashkëpunimin dhe zhvillimin e konomik rajonal.

Ministri Lekaj ka  theksuar edhe ndërtimin e rrugës së re Nacionale N-9 nga Kijeva për në Pejë që i takon Autoudhës Rruga R6b të Rrjetit Gjithëpërfshirës të TEN-T, dhe ndërtimi i ri i rrugës nacionale N2 – Rruga Prishtinë-Mitrovicë që i takon Autoudhës Rruga R6a të Rrjetit Gjithëpërfshirës të TEN-T”

Lekaj ka folur edhe për projektet hekurudhore përmes së cilave ka bërë të ditur se do të bëhet modernizimi i rrjetit hekurudhor të gjatë 148 km nga kufiri me Serbinë në veri deri në kufirin me Maqedoninë në jug.

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending